• |
ide | kryesore

“Nuk jemi më në garë për titullin nga sot”: dorëzohet Colella pas humbjes me Laçin, Mezani tregon karakterin

-Instant, Sport
Colella



“Arsyet pse nuk ruajmë avantazhin janë të shumta, nuk është vetëm një. Mendoj se skuadra është pak e karikuar psikolgjikisht dhe me shumë mundësi është një peshë që nuk arrin ta mbajë. Meqë është larguar Rrapaj dhe po provojmë zgjidhje të ndryshme. Pastaj mbrapa është e lehtë të bësh komente”. Giovanni Colella nuk fshihet pas fjalëve dhe as nuk mund ta bëjë, duke parë renditjen që nga fundi i 2022 në këtë nisje të 2023 e pa të kalojë nga +4 në -6 nga Tirana. Tekniku i Partizanit, pas humbjes me përmbysje me Laçin e sheh veten të rrezikuar edhe në zonën europiane, me të kuqtë që nuk fitojnë prej 5 ndeshjesh.

Lexo më tej: Video/ Turkaj e Shkurtaj përmbysin Partizanin: dridhet pankina e Colella, pesë ndeshje pa fitore, – 6 nga Tirana

Colella është krejtësisht i dorëzuar dhe e ardhmja e tij është në pikëpyetje të madhe: “Ne nuk jemi më në garë për titullin nga sot, 6 pikë nga Tirana janë shumë. Ka shumë skuadra dhe ne me shume mundësi nuk jemi në lartësinë e duhur. Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën, por nuk jemi ne kandidatët për titullin në këto momente, është e dukshme. Kur një skuadër bën 2 pikë në 5 ndeshje nuk mund të thotë se është kandidate për titull. Para se ta thonë të tjerët, e them unë”.

MEZANI: TREGUAM KARAKTER

“Është e pafalshme të pësojmë gol dhe që më pas duhet të harxhojmë shumë energji për ta kthyer sfidën. Por më vjen mirë që kthejmë rezultatin dhe treguam karakter ashtu si kundër Teutës. Kjo fitore na ndihmon ndaj një skuadre që është pretendte për titull”. Tekniku i bardhezinjve, Gentian Mezani, është i kënaqur me lojën dhe rezultatin kundër Partizanit. Kurbinasit janë tani në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin Europë. “I kisha kërkuar futbollistëve që të ishin në mbrojtje, por nuk ishin në momentin që Da Silva shënoi gol – tha ai -. Përpos atij gabimi Ujka reagoi mirë, e ka ndihmuar shumë skuadrën. Edhe pse në atë moment na kapën në befasi. Të gjithë bënë detyrën siç punuam gjatë javës për ti bërë ballë Partizanit, janë për tu përgëzuar dhe do të shohim gabimet për ti rregulluar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *