• |
ide | kryesore

Tërmeti, Erdogan: Fatkeqësia më e rëndë në 84 vitet e fundit

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Numri i të vdekurve nga tërmeti i fortë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, ka kaluar 2300 persona në të dy vendet.

Agjencia turke e fatkeqësive tha se më shumë se 1,500 njerëz vdiqën atje, ndërsa vlerësohet se 810 njerëz vdiqën në Siri.

Këto shifra ende pritet të rriten ndërsa ekipet e shpërtim vazhdojnë kërkimet mes të ftohtit.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se katastrofa e së hënës ishte më e keqja që kishte parë vendi që nga viti 1939, kur tërmeti në Erzincan në Turqinë lindore vrau afro 33,000 njerëz.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km pranë qytetit të Gaziantep.

Sizmologët thanë se tërmeti i parë ishte një nga më të mëdhenjtë e regjistruar ndonjëherë në Turqi. Të mbijetuarit thanë se u deshën dy minuta që lëkundjet të ndalonin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *