• |
ide | kryesore

Tërmeti në Turqi, pezullohen të gjitha garat sportive: Atsu, ish-lojtari i Chelsea nën rrënoja

-Instant, Sport
atsu



Tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë ka ndaluar sigurisht edhe sportin. Ministri i Rinisë dhe Sportit Mehmet Kasapoğlu ka komunikuar se të gjitha garat kombëtare sportive të planifikuara në territorin turk janë pezulluar deri në një njoftim tjetër. Një situatë kaosi dhe dhimbje e madhe për humbjen e shumë jetëve, që nuk mund të linte pa prekur futbollin. Ndërkohë, klubi turk Hatayspor është goditur më keq nga fatkeqësia dhe Atsu ka mbetur ende nën rrënoja.


ISH-LOJTARI I CHELSEA ATSU MES TË HUMBURVE

Mes të humburve pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë është edhe ish-futbollisti i Chelseat dhe Neëcastle, Christian Atsu. Sipas raportimeve nga Daily Star, ganezi është “i bllokuar nën rrënoja”. Atsu luan për klubin turk Hatayspor, i cili është i vendosur në rajonin Kahramanmaras, një nga zonat më të goditura nga tërmeti. Disa nga shokët e skuadrës së Atsu mbetën të përfshirë gjithashtu në katastrofë. Por më vonë ata u shpëtuan dhe u transferuan në një vend të sigurtë. Aktualisht po vijon operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e 31-vjeçarit. Përveç futbollistit, besohet se është zhdukur edhe drejtori sportiv i Hatayspor, Taner Savut. Ai besohet se është ende i varrosur nën rrënoja.

Lexo më tej: “Ndajmë me ju të njëjtën dhimbje e pikëllim”: Duka mesazh presidentit të FTF Büyükekşi pas tërmetit me mbi 1000 viktima



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *