• |
ide | kryesore

Tërmeti në Turqi prishi planet e Romës: duhet të shesë Zaniolo te Galatasaray për të marr Isco

-Instant, Sport
Isco



Roma është në një kryqëzim merkato që përfshin hyrjet e daljet e lojtarëve. Isco mund të jetë trashëgimtari i Zaniolo te verdhekuqtë dhe ideja e ngacmon jo pak Jose Mourinho. Talenti spanjoll është një njohje e vjetër e portugezit, që është i treti në renditje, por me një Zaniolo më pak. Lojtari i ka thyer mardhëniet me klubin dhe Roma po nxiton të lëvizë për të dalë e fituar nga kjo situatë. Zaniolo është në negociata me Galatasaray, por bisedimet e turqve me klubin roman janë ngadalësuar për shkak të tërmetit tragjik.

Me shitjen e 24 vjecarit verdhekuqtë do të mund të firmosnin me ish-lojtarin e Real Madrid. Isco, i liruar nga Sevilla në janar ishte pranë kalimit në Bundesligë. Me Union Berlin ai kaloi edhe kontrollet mjekësore, por klubi gjerman u tërhoq para kërkesave ekonomike. Pikërisht ky është problemi i 31 vjecarit edhe te Roma, ku u propozua nga disa ndërmjetës.

ISCO, PROBLEMI ËSHTË PAGA

Në dy sezonet e fundit, performanca e Isco ka pësuar një kolaps vertikal. Pas nëntë sezonesh me Real Madrid ku fitoi gjithçka, duke shënuar 51 gola në 351 ndeshje, me ndryshimin e fanellës ndryshoi edhe karriera e tij. Te Sevilla ai zgjati vetëm katër muaj, mjaftueshëm për të mbledhur 12 ndeshje dhe 2 asistime përpara se të lirohej nga kontrata.

Isco është një lojtar pa kontratë, e për disa javë të tjera mund të jetë dëshira e klubeve që kërkojnë përforcime ofensive. Ky është rasti i Romës, që po përballet me çështjen Zaniolo. Nëse finalizohet shitja te Galatasaray, Isco do të bëhej një profil transferimi i lirë për të mos u nënvlerësuar. Kjo është arsyeja pse ndërmjetësit tashmë kanë lëvizur duke i propozuar zgjidhjen portugezit Mourinho. Problemi i vërtetë qëndron në pagën e kërkuar nga Isco. Ishte ajo që shkatërroi marrëveshjen me Union Berlin, pas një keqkuptimi mbi shifrat neto dhe bruto. Në kontratën e fundit me Sevilla, Isco mori 1 milion euro neto, që me bonuse mjaft të lehta për t’u arritur, rritej deri në 5 milionë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *