• |
ide | kryesore

Video/ “Calhanoglu bir ku*ve”: turku i mbyll gojën ultrasve të Milan vetëm pas pak sekondash

-Instant, Sport, Video
Calhanoglu



Interi fiton derbin 1-0 dhe Hakan Calhanoglu gëzon më shumë se të tjerët edhe një herë. I tallur gjatë triumfit të Milan për titullin kampion, turku gjeti mënyrën të hakmerret. Ndeshja e djeshme mes Inter dhe Milan ishte me sens unik. Skuadra kuqezi nuk arriti të ishte asnjëherë e rrezikshme dhe është shtypur nga qarkullimi i topit dhe agresiviteti i zikaltërve. Skuadra e Piolit e përfundoi ndeshjen pa bërë asnjë goditje në portë.

Goli i Lautaro Martinez i ka mjaftuar Inter të marrë në shtëpi një tjetër derbi pas atij në Superkupën e Italisë. Goli mbërriti pas një asisti nga Calhanoglu, nga një goditje këndi, pak caste pasi ultrasit e Milan i drejtuan një kor ish-it të urryer.

Marrëdhëniet mes lojtarit turk dhe Milan u përkeqësuan pas derbit të vitit të kaluar. Calhanoglu shënoi atë ndeshje me penallti dhe brohoriti duke vënë duart në vesh. Reagimi i kuqezinjve në festën për titullin nuk i ndihmoi palët të pajtoheshin. Kështu, tifozët e Milanit përfituan nga fakti që lojtari turk ishte poshtë tyre, për goditjen e këndit, për të nisur korin kundër tij. Vetëm se zgjodhën keq kohën. Në fakt, ata e intonuan korin pikërisht kur mesfushori i Inter krosin për golin e Lautaros.

SI U POSHTËRUAN TIFOZËT KUQEZINJ

Para se të gjuante topin, ultrasit e Milanit kënduan: “Calhanoglu bir ku*ve”. Katër sekonda më vonë topi shkoi pas Tatarusanut dhe 1-0 Inter. Lojtari duke parë topin në portë, kthehet menjëherë nga tifozët kundërshtarë dhe i mbyll me gishtin në buzë. Herën tjetër tifozët kuqezi duhet të jenë të kujdesshëm kur të fillojnë një kor kundër ish-it. Ndoshta kur Milani e ka topin dhe nuk ka rrezik të pësojë një poshtërim të tillë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *