• |
ide | kryesore

Video/ Ngonge i përgjigjet magjisë së Pedro: një tjetër ndalesë për Lazio, Champions në rrezik

-Instant, Sport, Video
Ngonge



Verona i rrëmben një pikë Lazios, në një ndeshje të fortë por që pastaj pa verdheblutë të vuanin për një kohë të gjatë. Ndeshja u zhbllokua nga Pedro, autor i një goli spektakolar në minutën e 45′. Hellas barazoi në minutën e 55’ me një goditje me kokë të Ngonge e më pas iu afrua golit në dy raste të tjerë. Sarri dështon të marrë vendin e tretë vetmitar me bardhekaltrit, të cilët dështuan edhe në parakalimin e Romës. Lazio sidoqoftë i katërti me 39 pikë, një më shumë se Milan dhe Atalanta. Verona, nga ana tjetër, është ende e treta nga fundit me -4 nga Spezia.

Drithërima e parë erdhi në minutën e 10′ me një goditje dënimi nga Milinkovic Savic. Por ishte Lazio që rrezikoi në minutën e 19′. Një goditje e fortë nga Ngonge, vuri në vështirësi Provedel. Portieri uli topin në këmbët e Doig, që goditi lart me portën bosh. Sërish Ngonge nga jashtë zonës frikësoi Provedel, ndërsa përgjigja bardhekaltër merdhi me Immobile. Jashtë kuadratit goditja e sulmuesit. Në minutën e 39′ portieri i Lazios u tregua super duke devijuar në kënd një goditje të Depaoli. Në fund të kohës së rregullt Pedro shënoi një gol brilant, i shërbyer nga Zaccagni.

RIKTHIMI VERONEZ

Verona barazoi në fillim të pjesës së dytë. Një goditje dënimi nga e majta dhe Ngonge mposhti Provedel. Një moment më vonë shtylla shpëton Lazio nga tentativa e Lazovic. Provedel ndaloi Doig në minutën e 55′ të përmbyste rezultatin. Lazio fitoi terren në 20′ e fundit dhe u përpoq ta fitojë takimin, por nuk krijoi mundësi të mëdha për t’ia dalë.

Skuadra e Sarrit ngec në barazimin e dytë radhazi pas atij me Fiorentinën dhe kalohet nga Roma në vendin e tretë. Megjithatë, bardhekaltrit mbeten në zonën e Champions, +1 ndaj Atalantës. Të besuarit e Zaffaroni, i shkëpusin një pikë tjetër ndaj Spezias, duke iu afruar zonës së sigurisë me hapa të vegjël.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *