• |
ide | kryesore

Video/ Përgjoni i jashtëzakonshëm, gol si lojtar e pritje vendimtare si portier: Tirana pushton ‘Egnatia Arena’

-Instant, F1, Sport, Video
Përgjoni

Reagim i menjëhershëm i Tiranës, që u ngrit në këmbë pas humbjes me Kukësin javën e kaluar. Bardheblutë e Orges Shehit shtojnë marshin, në krye të renditjes, duke vënë nën presion Partizanin. Transferta e tretë radhazi për kryeqytetasit, nga të cilat dy herë kanë dalë të fituar pas 1-2 me të cilën pushtuan stadiumin ‘Egnatia Arena’. Përgjoni ishte protagonisti absolut, me golin e shënuar e pastaj si portier pas dëmtimit të Bekaj.


Për javën e 20 të Superiores, bardheblutë e panë veten praktikisht në avantazh që në dhomat e zhveshjes. Gol blitz nga Përgjoni, që në sekondat e para dhe nisja më e mirë e mundshme e takimit. E megjithatë Egnatia nuk u dekurajua dhe u përgjigj shumë shpejt, me tashmë të zakonshmin Dëamena. Në minutën e 10 sulmuesi në gjysëmkthesë e dërgoi topin pas shpinës së Bekajt, në krosimin e Fangajt. Gjithcka për tu ribërë, por skuadrat tani ishin shumë më të kujdesshme. Rreziqet u evituan dhe në pushim shkohet në 0-0.


Lojë e luftuar edhe pas rifillimit, por pa raste flagrante. Shehi i dha minuta edhe blerjes së janarit Haxhiu. Prej tij erdhi krosimi që Behiratche e ktheu në zonë, i ndalur nga dora e Kacbufit. Penallti në minutën e 66’, që Hasani arriti të shndërronte në gol, për avantazhin përfundimtar të Tiranës. Egnatia provoi të bënte dicka më shumë për të mos dalë e humbur, por Bekaj nuk lejoi më asgjë.

PËRGJONI BRILANT EDHE SI PORTIER

Fundi i takimit pa protagonist Përgjonin. Këtë herë mbrojtësi që hapi serinë e golave, u fut si portier pas dëmtimit të Bekaj në minutat shtesë. Bardheblutë i kishin kryer zëvendësimet dhe Përgjoni mbrojti portën, duke bërë edhe një pritje vendimtare.

Kështu Tirana vazhdon të qëndrojë në vendin e parë në renditje me 37 pikë. Ndërsa për Egnatian është ndeshja e pestë radhazi pa fitore në Superiore, në vendin e 5 me 27 pikë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *