• |
ide | kryesore

Video/ Turkaj e Shkurtaj përmbysin Partizanin: dridhet pankina e Colella, pesë ndeshje pa fitore, – 6 nga Tirana

-Instant, F1, Sport, Video
Turkaj



Më keq nuk mund të shkonte. Partizani vazhdon errësirën e 2023 me ndeshjen e 5 radhazi pa fitore. Skuadra e italianit Giovanni Colella është përmbysur në shtëpi nga Laçi 1-2. Avantazhi i Da Silva, autor i një goli fantastik, u përmbys nga Turkaj e Shkurtaj. Laci sheh tashmë zonën europiane dhe mbërrin në vendin e tretë. Partizani nga ana tjetër lejon arratisjen e Tiranës, +6 nga të kuqtë.

Partizani shpresonte në një pikë kthese, duke shpresuar në injektimin e të ardhurve në janar. Mba megjithatë nuk po jep shenja, ndërsa ikjet e Bitrit, Skukës e Rrapajt kanë lënë një boshllëk të madh në skuadër. Presingu ishte arma e të dy teknikëve Colella e Mezani, por rastet më të mira ishin të kurbinasve. Sidoqoftë, Laci shpenzoi dhe u dënua nga një gol fantastik i Da Silva. Braziliani lëshoi një goditje të harkuar që nuk i la asnjë shans Selmanit, të rikthyer në Laç. Ekuilibri megjithatë u kthye në fundin e pjesës së parë. Turkaj i lënë i lirë në qendër të zonës, shënoi me kokë duke mposhtur Hoxhën për 1-1.

Në fillimin e pjesës së dytë, Laçi filloi të merrte frenat e lojës në duar. Colella manovroi me zëvendësimet, por pa shkundur dot ekipin. Mezani në ënën tjetër i gëzohet kthimit në formë të Vasil Shkurtaj. I tij goli i 2-1, duke shfrytëzuar asistin e Bajramajt. Goli i katërt për sulmuesin, që ka lënë pas dëmtimin. Skuadra e Mezanit, pas avantazhit, u mbrojt me rregull duke mos i lejuar asgjë Partizanit. Ndeshja e pestë radhazi pa fitore, tre nga të cilat humbje, për teknikun italian, që tashmë ndjen pankinën të lëkundet. Tirana tani është +6, ndërsa të kuqtë duhet të ruhen nga pas shpine ku Laci e Erzeni janë vetëm dy pikë larg.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *