• |
ide | kryesore

Arrest me burg për ish-zyrtaren Alda Klosi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
alda



Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi është lënë në arrest me burg. Aktualisht Klosi ndodhet në spital, pas problemeve shëndetësore që shfaqi pas arrestimit ditën e premte, ndërsa masa e sigurisë iu dha në gjykatë.

Më herët në ambientet e QSUT-së u paraqit dhe avokati i zonjës Klosi, Ilirjan Muho si dhe gjyqtari Arben Micko dhe prokurorja e çështjes, për procedurat e ndjekura në këto raste.

Ndërkohë, dje u mor në pyetje dhe pastruesja Rozeta Dobi, e cila akuzohet se ka vjedhur një shumë të madhe parash në banesën e Klosit, ndonëse ajo më vonë pohoi se ish-zyrtarja ia kishte kërkuar që t’i ruante në banesën e saj.

Alda Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë para oficerëve.



2 Comments

  1. Nga sot ajo duhet te transferohet ne ambientet e spitalit te burgut. Nese nuk ndodh kjo rrezik kjo bunder nuk e mbyll javen ne spital.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *