• |
ide | kryesore

Avokati i Alda Klosit: Pastruesja Rozeta Dobi kërkon të shpëtojë djalin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
dobi alda klosi,



Ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi është lënë në arrest me burg. Avokati i Klosit, Ilirjan Muho në një komunikim për mediat, deklaroi se pastruesja ka dhënë deklarime të pavërteta, duke theksuar se nuk do të habitej nëse në ditët në vijim të ndryshonte sërish dëshminë.

Sipas tij Rozeta Dobi synon të shpëtojë djalin.

“Është një deklaratë e përciptë dhe është debatuar gjatë lidhur me pyetjen që ka bërë oficeri i policisë gjyqësore. Nuk është pyetur se cili është burimi i parave. Flitet për një kontradiktë , por nuk është e vërtetë. Alda Klosit i është thënë vetëm çfarë të ka humbur dhe na jep përshkrimin e sendeve që të kanë humbur. Lekët janë për xhaxhain sepse kishte nevojë për të përballuar shpenzimet për kurimin në Amerikë. Mos u çudisni kur të jeni para një deklarimi tjetër. Unë nuk besoj në atë çfarë ka thënë Rozeta Dobi. Nëse thotë një deklaratë tjetër, çfarë do të bëjë Prokuroria, do t’i thotë më fal Alda Klosit, duke shtuar: “I kemi kërkuar, pasi prokuroria po kërkon të verifikojë vërtetësinë e dëshmive të saj. Prokuroria më parë e arrestoi, dhe tani po kryen veprimet. nëse të dhënat tregohen të pavërteta, ça do bëjë prokuroria. Prokuroria po përdor si ‘thembër të Akilit’ dëshminë e kësaj shtetaseje (Dobi). Ajo mund të bëjë një deklaratë tjetër më vonë.” 

Lexo më tej: Alda Klosi në burg, merret sërish në pyetje pastruesja Rozeta Dobi (Dëshmia) 

Lexo më tej: Arrest me burg për ish-zyrtaren Alda Klosi 



4 Comments

  1. O ilirian pasi e ndrite me hipotekat po kerkon te shkelqesh ne gjykaten penale. Nuk eshte pune per ty kjo ceshtje. Bej ndonje kartele dhe harte e je ne rregull, nese e ke kuptuar. Po i kape nej 20 % kesaj bundres je ne rregull ne rast te kundert hiq dore se nuk ben ……

  2. Nëse njëra gënjen për të shpëtuar djalin, edhe Klosi gënjen po njësoj për të shpëtuar veten. Ato perrallat “paratë i ka për xhaxhain e sëmurë” t’ja tregoj ndonjë tjetri.

    Pastaj, nuk ju bën përshtypje fakti se pse shërbyesja nuk tregon njerzit e tjerë që ka vjedhur, përveç Klosit??!! Në këtë rast ajo (shërbyesja) do të minimizojë fajin e saj duke sakrifikuar vetëm Klosin, si kartë e djegur që Klosi tashmë është. Gjithashtu ruan veten dhe familjen nga hakmarrjet e të tjerëve qe nuk i përmend, qe ndoshta e kanë kërcënuar.

    Vë bast edhe lekun e fundit që në këto vjedhje janë përfshirë edhe pasuritë e qeveritarve të tjerë, ku shërbyesja ka punuar. Në këtë rast thuhet se hajduti vjedh hajdutin.

  3. Minimalisht kjo Nafija mavi duhet denuar per mitmarrje pasi 600 mije euro nuk ti jep njeri qofte dhe per “semundje”. Keni kaq dite qe nderroni alibite por e keni kot pasi ajo do behet koke turku per te mbrojtur Tigrin e partise

  4. E vertete. Nje shtetas qe njohu “unazen e vet” ishte eksperti i leshit ervin karamuco. I aferm i Aldes. Skema eshts e qarte. Cfare lidhje ka ervini me Ben Ahmetajn, pyesni Orlanda Karamucen burri i se ciles, Genc Kuçuku ka marre tenderin e Rindertimit ne Lezhe, Durres, La

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *