• |
ide | kryesore

Berisha: Alda Klosi është vetëm simbol i vjedhjes së kësaj qeverie

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot në takim të rinjtë e Partisë Demokratike, kur na ndajnë vetëm pak ditë nga protesta e 11 shkurtit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama se e ka kthyer Shqipërinë në një tokë të mallkuar për qytetarët, duke sjellë në vëmendje këtu shifrat e largimit të banorëve në vitet e fundit.

Sipas Berishës, rasti i ish-zyrtares së Kryeministrisë, të cilës iu gjet një shumë e madhe parash, është vetëm një simbol i vjedhjes së kësaj qeverie.

Berisha: Takimi me ju është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është një takim në një moment kritik për vendin, kritik për demokracinë, kritik për të ardhmen. Tre ditë më parë, Eurostat njoftoi se nga 2014-a deri në fund të 2022, numri i shqiptarëve të larguar në hapësirën e BE-së, ka arritur në 934 mijë vetë. Ka arritur pra në më shumë se 33% të popullatës, por po të shtojmë këtu edhe ata që janë larguar drejt vendeve jo anëtare të BE-së, kjo shifër shkon edhe deri në 35%. Imagjinoni në çfarë situate është katandisur sot ky komb dhe ky vend. Kur lexon këto shifra, secili mund të habitet se pse ju keni ikur.

Pra, jetojmë sot një kohë kur ky vend braktiset dhe vetëm braktiset. Braktiset natën, braktiset ditën, me anije, me rrugë tokësore dhe në rrugë ajrore. Dhe ju garantoj se, nuk po braktiset vetëm vendi nga popullata. Po braktiset e nesërmja për vendin. Ky vend, nëse vazhdon kështu, nuk ka të ardhme. Ky vend sot, ka nevojë më shumë se kurrë të shpëtohet. Luftrat i largojnë njerëzit. Në luftra vdesin nga fronti, vdesin nga sëmundje dhe shumë probleme. Vendi që është pakësuar më shumë nga lufta është Polonia, duke humbur 20% të popullit të vetë nga Lufta e Dytë Botërore.

Shqipëria humb në 8 vite, 35% të popullsisë së vetë. Kjo ndodh sepse, Edi Rama po vret me regjimin e tij, shpresën tek shqiptarët. Unë ju garantoj ju, se edhe keni dalë e do dilni të shihni. Por vend më të begatë, nuk mund të gjeni kurrë. Megjithatë, ky vend, nga Edi Rama dhe regjimi i tij është shndërruar në një tokë të mallkuar. Fondet dhe buxheti i tij, në një ndëshkim për qytetarët. E gjitha kjo, sepse ky grup kriminal që qeveris sot, nuk ka asnjë interes tjetër, as kombëtar, as shoqëror dhe as njerëzor, përveçse interesit të pushtetit të tyre.

Për këtë arsye këta vjedhin në 9 muaj, 1.1 mld euro. Ai skandali që ka shpërthyer i Klosit, është vetëm një simbol i asaj sa vjedhin këta. Ju keni një person kryetar bashkie, i cili ka 3 vjet që s’takon dot qytetarët. I mbledh nëpër salla duke i takuar. Por ka 6 vjet që vjedh përmes mbetjeve. Ky u merr në kundërshtim me kontratën, tarifën 29 euro për ton. Kur bëhet vetëm procesi i depozitimit dhe jo i djegies. Baballarët tuaja, familjet tuaja, paguajnë trefish taksën e pastrimit. Kjo është vetëm njëra anë. Deri tani janë bërë 54 milionë të vjedhura vetëm aty. Qindra milionë të vjedhura me djegësat. Pasuri përrallore. Porti i Durrësit, përfundon i tëri në pronësi të një grupi kriminal.



3 Comments

  1. Një mikesha ime e medias i kerkoi intervistë Alison Guerrero, dhe pergjigje ishte “sa paguani?”

    Mbas këtij komunikimi, Alison thotë sé është paguar nga media shqiptare për intervisten. (shih tëeet e saj me poshtë).

    Ja u thashë që kjo nuk është stabël, por për më tepër, kur kerkon para për një intervistë, të kualifikon automatikisht në një nivel që me të drejtë as FBI, dhe as gjykata s’te merr seriozisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *