• |
ide | kryesore

Berisha: Rama udhëton në avion me dhomë gjumi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
deputetët



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se shpenzon para për udhëtime me avionë që kanë dhoma gjumi dhe me makina 500 mijë euro. Në takim me të rinjtë, Berisha u shpreh se kryeministri vjedh shqiptarët dhe rrëmben votën e lirë.

Duke u ndalur tek arrestimi i ish-zyrtares së shtetit, Alda Klosi, Berisha theksoi se ajo mbush kasafortat me para të vjedhura, ndërsa Rama mbush tunelet.

“Sipas KLSH janë vjedhur 122 mld lekë, 97 mld është fondi i pagave. Vetëm me këto mund të dyfishoheshin rrogat, përkundrazi. Ai udhëton me avion me dhomë gjumi, shpenzon 22 mln euro me udhëtime, udhëton me vetura 500 mijë euro dhe thotë ma ka blerë partia, se partia e tij prodhon lekë.

Kryeson vetëm 19 mbledhje nga 48 mbledhje të qeverisë. Nuk i i intereson asgjë tjetër përveç pasurimit

Po pse Alda u mbush me para të vjedhura, sepse ministri i saj, nëse ajo mbush kasafortat, ministri i saj mbush dhomat, ndërsa Rama tunelet.

Pagoi vrasës për të vrarë opozitën. Cilin? Një nga personat më të fuqishëm. Kurrë një njeri që beson në vlerat e lirisë, nuk mund të imagjinojë të veprojë në mënyrë të tillë.

Kjo situatë, kjo dramë kombëtare që po luhet në vatrat e shqiptarëve, në rrugët e qytetit dhe fshatrat e këtij vendi, ka si antidodë guximin tuaj, idealet tuaja dhe vendosmërinë për të përmbysur një ditë e më parë këtë regjim nga më të urryerit, nga më antishqiptarët që ka njohur ndonjëherë Shqipëria”, tha nder te tjera Berisha.



13 Comments

    1. Doktor – Arberin e ke me vete. Por ka nje problem. Arberi fshihet pas komjuterit te vet dhe nuk ka guxim te te bashkohet

    1. o kar, e çfarë është një dhomë gjumi për edvinin, kur një kollare i kushton mbi 1000 euro? prandaj kanë shkuar pagat në nivelin e 2005 o debil

  1. Një mikesha ime e medias i kerkoi intervistë Alison Guerrero, dhe pergjigje ishte “sa paguani?”

    Mbas këtij komunikimi, Alison thotë sé është paguar nga media shqiptare për intervisten. (shih tëeet e saj me poshtë).

    Ja u thashë që kjo nuk është stabël, por për më tepër, kur kerkon para për një intervistë, të kualifikon automatikisht në një nivel që me të drejtë as FBI, dhe as gjykata s’te merr seriozisht.Fluturon fluturon Gomari salih,popopopopo

  2. Ne si turme amorfe jemi me kedo qe shkaterron,
    Do vime me kacavidha dhe me gure.
    Rnofte Liria qe ka 30 vjet qe se gezojme dot se jemi budallepsur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *