• |
ide | kryesore

Elon Musk lirohet nga akuzat lidhur me postimet në Twitter

F1, Stil



Një juri në Kaliforni e ka liruar Elon Musk nga akuzat mbi postimet në Twitter të vitit 2018, në të cilat ai deklaroi se kishte financimin për të privatizuar prodhuesin e automjeteve elektrike Tesla.

Miliarderi u gjet i pafajshëm nga juria në një gjykatë federale të San Franciskos në një rast të  ngritur nga aksionerët e Tesla-s, të cilët pretenduan se veprimet e tij u kishin kushtuar atyre dhjetëra milionë dollarë.

“Falë zotit, mençuria e njerëzve ka triumfuar! Unë jam thellësisht mirënjohës për gjetjen unanime të jurisë për pafajësinë në çështjen private të Tesla 420”, shkroi Musk në Twitter. Ai i kishte thënë jurisë se postimi i tij në Twitter i vitit 2018 për marrjen private të Teslës me 420 dollarë për aksion “nuk ishte shaka” dhe nuk kishte të bënte me marihuanën. Termi “420” përdoret zakonisht në zhargon për marijuanën.

Musk dëshmoi në gjykatë se kur postoi në Twitter , ai besonte se kishte siguruar financim pas takimit me zyrtarë nga Fondi i Investimeve të Arabisë Saudite. CEO u shpreh se përdorimi i numrit ishte një “rastësi” dhe përfaqësonte një premium prej 20 për qind të çmimit të aksionit të Tesla në gusht 2018.

Kur marrëveshja nuk u realizua kurrë, Musk dhe Tesla ranë dakord për një marrëveshje prej 40 milionë dollarësh me Komisionin e Letrave me Vlerë që e lejoi atë të qëndronte si CEO i kompanisë, por e detyroi atë të largohej si kryetar i kompanisë për tre vjet. “Ai nuk mendoi në atë moment të nxituar se kjo mund të interpretohet ndryshe dhe çfarë do të thotë për të”, tha avokati i Musk, Alex Spiro para jurisë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *