• |
ide | kryesore

FIFA nis eksperimentin për pozicionin jashtë loje: përmbyset krejtësisht rregulli aktual

-Instant, Sport
FIFA



Në kampionatin U-18 në Itali, FIFA ka vendosur të nisë një fazë eksperimentimi për pozicionin jashtë loje. Nëse do të vlerësohej si përmirësim, eksperimentimi mund të hynte në fuqi brenda një viti. Në dokumentin mbi të cilin Infantino është frymëzuar për të rinovuar futbollin modern, ‘Vision 2020-23’, është prezent një version të ri për tu vlerësuar, kur një lojtar është përtej linjës së mbrojtësve.

Në fakt, në idenë futuriste të FIFA-s, futbolli është gjithmonë ofensiv, në mënyrë që të ofrojë më shumë argëtim dhe më shumë spektatorë. Ky objektiv kalon edhe nga aplikimi i mundshëm i këtij rregulli të ri. Sipas tij, një sulmues konsiderohet në lojë kur ai ka të paktën një pjesë të trupit në pozicion të rregullt.

Kjo është pikërisht e kundërta e rregullit aktual. Cilido lojtar që ka një pjesë të trupit përtej mbrojtësve konsiderohet në pozicion jashtë loje. Siç dihet, pjesë e trupit nënkupton të gjithë trupin përveç krahëve.

SHEMBULLI: GOLI I ANULLUAR NDAJ LAUTARO NË DERBI

Për ta kuptuar më mirë vlen shembulli i qartë e i kohëve të fundit. Goli i anuluar ndaj Lautaro Martinez në derbi. Argjentinasi u nis përkrah Thiaw dhe mposhti Tatarusanu, duke shënuar 2-0 e mundshme. Goli më pas u anulua sepse Lautaro kishte një pjesë trupi përtej këmbës së mbrojtësit. Kështu për disa centimetra goli u anulua, pas ndërhyrjes së VAR dhe offside gjysmë automatike.

Me rregullat që FIFA dëshiron të eksperimentojë, në kampionatin italian U-18, goli do të kishte qenë i rregullt. Kjo sepse Lautaro kishte të paktën një pjesë të trupit në lojë, në rastin e tij praktikisht i gjithi, përveç disa centimetrave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *