• |
ide | kryesore

“Gol i dytë ishte një gabim i stoperit”. Kapllani gjen fajtorët e humbjes së dy pikëve, Mema injektohet me shpresë

-Instant, Sport
Kapllani



“Vinim te kjo ndeshje me tre mungesa shumë të rëndësishme. Nuk është justifikim. Pjesën e parë e nisëm mirë”. Tekniku i Erzenit Xhevahir Kapllani nuk ka fjalë për të treguar dëshpërimin për dy pikët e lëna në transfertën me Kastriotin. Tekniku i Erzenit pa të rikuperohej nga dy gola avantazh, në pesë minuta në pjesën e dytë. Një gabim flagrant në minutën e 63 lejoi Grecën të barazonte me portën bosh.

Kapllani, në të nxehtë, nuk ka ndërmend të justifikojë asnjë: “Pjesën e dytë nuk e di nga erdhi ajo goditje standarte, ndoshta një mosfunksionim i mirë i murit. Kaluam pak në panik. Gol i dytë ishte një gabim i stoperit për te portieri. Patëm disa raste kur e dorëzuam vetë topin. Besoj se barazimi përligj gjithçka. Unë nuk mendoj fare as për vendin e dytë, as për vendin e tretë. Unë mendoj që çdo pikë është e shenjtë. Me pak mençuri ne mund të dilnim me tre pikë sot“ përfundoi ai.

MEMA: KY REZULTAT MË JEP SHPRESË

“I kishim organizuar shumë mirë manovrat sulmuesie dhe mbrojtëse. Më vjen keq për mënyrën se si pësojmë gol nga ndeshja në ndeshje. Më vjen keq edhe për shpërdorimin e ndeshjeve. Në ndeshje ke 2-3 raste dhe duhet të fitosh ndeshjen. Sidomos kur e ke superuar kundërshtarin, që kishte rënë fare”. Ardian Mema nuk mjaftohet me pikën e marrë, pavarësisht se pas pjesës së parë do të kishte firmosur për një barazim. Tekniku ka keqardhjen për mungesën e cinizmit nën portë, që mund ti kishte sjellë një fitore të rëndësishme. E pavarësisht vendit të fundit në renditje, Mema rigjen shpresën pas kësaj ndeshje: “Ndeshja më pëlqeu, në mënyrën se si ekzekutoi ekipi. Por futbolli ky është. Ky rezultat më jep shpresë, më tepër për lojën se sa për rezultatin” e mbylli fjalën e tij Mema.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *