• |
ide | kryesore

Ish-agjentja e FBI: McGonigal synonte të pasurohej para daljes në pension

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
fbi



Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-agjentja speciale e Byrosë Federale të Hetimeve, Coleen Rowly, flet mbi rastin e ish zyrtarit të lartë të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili ditë më parë u arrestua nga autoritetet amerikane nën dyshimet se ka ndihmuar oligarkun rus, Oleg Deripaska, në shkelje të sanksioneve amerikane. Ai dyshohet edhe se ka marrë para nga një ish punonjës i shërbimeve shqiptare të zbulimit dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri.

Sipas ish agjentes Rowly, zoti McGonigal synonte që pas daljes në pension të pasurohej përmes lobimit për interesa të huaja. Ish-agjentja Rowly është një sinjalizuese e njohur për publikun amerikan. Në vitin 2002 ajo ka dëshmuar para Senatit mbi problemet e thella me të cilat përballej FBI-ja dhe në përgjthësi agjencitë e zbulimit.

Revista Time e shpalli atë, së bashku me dy sinjalizues të tjerë, si personin e vitit më 2002, për shkak të dëshmisë së saj se FBI kishte injoruar informacionet lidhur me veprimtaritë e dyshuara të një personi në Minesota, aty ku zonja Rowly punonte si agjente e FBI-së. Personi në fjalë, Zacarias Moussaoui, më pas ishte një prej rrëmbyesve të avionëve të sulmit të 11 shtatorit.

Duke folur për rastin McGonigal, zonja Rowly përmendi edhe dy raste të tjera: Michael Flynn, i cili në vitin 2016 kishte lobuar dhe ishte paguar nga Turqia por e kishte mbajtur këtë të fshehtë. Dhe rasti i Robert Hanssen-it, një zyrtar i lartë i FBI-së, i cili më 2001 u arrestua nën akuzat se kishte spiunuar për Bashkimin Sovjetik. Ai e pranoi fajësinë, për të shmangur dënimin me vdekje dhe u dënua me burgim të përjetshëm. /VOA

LEXO EDHE:  Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në



6 Comments

  1. Intervistat e fundit, ish e dashura e agjentit te FBI, gazetari i librit per Gerdecin, ish agjentja e famshme e FBI, nuk jane vec pjese e nje fushate te sponsorizuar ne SHBA per te shmangur ceshtjen kryesore: roli i KM tone ne aferat me McGonigall.

    Ne te njejten kohe filloi ne Shqiperi zhurma e Drejtesise se re: Alda e pastruesja, Stela e inceneratoreve, apo ish zv/Kryeministri Ahmetaj.

    Ky fluks lajmesh, nga mengjesi ne darke e ne gjithe median shqiptare, i ngjan nje termeti mediatik per te mjegulluar te verteten, per te corientuar opoziten dhe protestuesit e 11 shkurtit, per te larguar vemendjen nga Rama drejt SHBA.

    Por…

    Kur vijne ne kete pike, te gjitha mediat e mbyllin gojen me sloganin e vjeter: i zgjidh Daj Sami keto pune…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *