• |
ide | kryesore

Juventus, shkurtimi prej 70 milionë euro i kërkuar nga Elkann: 5 lojtarë do largohen nga klubi në fund të sezonit

-Instant, Sport
Elkann



Revolucion, ose pothuajse, te Juventus. Në orët e fundit John Elkann, drejtor menaxhues i Exor, ka vendosur se klubi duhet të aplikojë një shkurtim prej 70 milionë eurosh. Një pozicion që përkthehet në një kursim neto në frontin e pagave. E, për rrjedhojë, kontratat që skadojnë në qershor nuk do të rinovohen. Në këtë drejtim, aktualisht po shtohen gjasat që 5 lojtarë të largohen nga Juventusi në fund të sezonit.

Sipas asaj që raportohet nga Gazzetta.it, John Elkann i ka kërkuar drejtuesve të Juventus një shkurtim prej 70 milionë eurosh. E për ta bërë këtë do të duhet të ndërhyhet në faturën e pagave. Hapi i parë, në këtë kuptim, do të konsistojë në mosrinovimin e kontratave që skadojnë. E gjithë kjo, në dakordësi me Massimiliano Allegri. Ideja është për të kursyer para dhe për të rritur të rinjtë e pranishëm në skuadër.

Lexo më tej:Daily Mail zbulon planin e Juventus: bardhezinjtë duan të zgjidhin kontratën me Pogba

5 LOJTARË DREJT LAMTUMIRËS

Ndaj është i qartë vullneti i klubit për të mos rinovuar kontratat me Juan Cuadrado, Alex Sandro, Adrien Rabiot, Leandro Paredes dhe Angel Di Maria. Ky i fundit mbërriti në Torino vetëm gjatë sesionit të fundit veror të merkatos. Një vendim i fortë dhe i qartë. Që në të njëjtën kohë do t’i lejojë lojtarët e rinj, si Fagioli, Miretti dhe Soulé, të marrin një rol protagonisti në Juventusin e së ardhmes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *