• |
ide | kryesore

Manchester City nën hetim, Guardiola kishte paralajmëruar: “Nëse zbuloj që më gënjejnë, iki ditën tjetër”

-Instant, Sport
Guardiola



Me Manchester City nën hetim nga ana e Premier League, të gjithë në Angli po pyesin nëse Pep Guardiola do të jetë ende në pankinën e Citizens në të ardhmen e afërt. Arsyeja qëndron në një arsyetim të bërë nga trajneri katalanas diçka më pak se një vit më parë. Ishte maji i vitit 2022, menjëherë pas eliminimit nga Champions League ndaj Real Madrid. Në atë kohë ishin ngritur akuzat nga UEFA që fillimisht përjashtuan klubin nga kupat europiane. Pastaj CAS i hodhi poshtë.

“Në atë kohë u kërkova drejtuesve të mi t’u përgjigjeshin pyetjeve të mia për dyshimet që qarkullonin për City. E pamë njëri-tjetrin në sy dhe besova 100% në përgjigjet që më dhanë – tha Guardiola -. Gjithashtu u thashë atyre: nëse mësoj se po më gënjeni, të nesërmen do të largohem dhe nuk do të jemi më miq. Dua të përfaqësoj një klub që vepron në mënyrën e duhur”.

Lexo më tej: Tronditet Manchester City, hetim mbi 100 shkelje të konstatuara: rrezikon titujt e fituar e përjashtimin nga Premier League

Nuk është rastësi që tabloidët e ndryshëm, mbi të gjitha The Sun, e vunë katalanasin nën presion. Guardiola ka zbuluar se është gati të largohet nga Manchester City nëse vërtetohen akuzat e Premier League. Madje edhe përpara një dënimi të mundshëm (që mund të vijë në sezonin aktual apo në sezonin e ardhshëm). Situata për Citizens nuk është e lehtë, me më shumë se 100 shkelje të supozuara nga Premier League.

ÇFARË RREZIKON CITY

Klubi i Mansour akuzohet për thyerje të rregullave ekonomike dhe financiare të Premier në sezonet nga 2009/10 deri në 2017/18. E nëse vërtetohen mund të çojnë në sanksione të ndryshme, duke përfshirë penalitet në renditje apo edhe përjashtim nga kampionati. Në rrezik do të ishin edhe titujt e fituar në periudhën e përfunduar nën objektivin e Premier League. Bëhet fjalë për tre Premier League, një FA Cup dhe tre Carabao Cup.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *