• |
ide | kryesore

Politikani i partisë së Erdogan gjendet i pajetë në rrënojat e tërmetit

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Mbi 5 mijë të vdekur dhe mijëra të plagosur janë regjistruar deri më tani në Turqi dhe Siri pas tërmetit shkatërrimtar të mëngjesit të ditës së djeshme.

Numri i viktimave pritet të rritet në ditët në vijim, pasi shumë persona ndodhen ende nën rrënoja.

Sipas mediave të huaja, në mesin e mijëra njerëzve të vrarë nga tërmeti është edhe një politikan turk.

Bëhet fjalë për Yakup Tas, 63 vjeç, një anëtar i partisë në pushtet të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, i cili u gjet mes rrënojave të shtëpisë së tij në qytetin Adiyaman, raportuan mediat shtetërore.

Agjencia Anadolu tha se bashkëshortja, vëllai, kunata dhe dy nipërit e tij kanë vdekur gjithashtu.

Ministria e Jashtme e Austrisë tha se dy nga shtetasit e saj ishin gjithashtu në mesin e të vrarëve dhe se trupat e tyre ishin nxjerrë nga provinca Kahramanmaras e Turqisë.

Një shtetas danez raportohet i zhdukur, i tha Ministria e Jashtme e Danimarkës transmetuesit DR.

Gjithashtu më herët gjatë ditës së sotme, u raportua se tre shtetas britanikë janë zhdukur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *