• |
ide | kryesore

Së shpejti një vazhdim i filmit ‘I Know What You Did Last Summer’

Paparazzi, Slider



ET ka konfirmuar së fundmi se një vazhdim i filmit, ‘I Know What You Did Last Summer’  është në punë me Jennifer Love Hewitt dhe Freddie Prinze Jr.

Vazhdimi, i cili është ende në fazat e hershme të zhvillimit me Sony Pictures, konsiderohet ende një projekt i parakohshëm. Marrëveshjet me aktorët nuk janë mbyllur, shtoi media. Filmi origjinal ndjek katër miq të rinj të lidhur nga një aksident tragjik, të cilët ribashkohen. Ata e gjejnë veten duke u përndjekur nga një person me grep në qytetin e tyre të vogël bregdetar. Pjesa e dytë u publikua një vit më vonë, në 1998. Përveç Prinze Jr. dhe Hewitt, “I Know What You Did Last Summer” luajtën Ryan Phillippe, Sarah Michelle Gellar dhe aktorja e ndjerë Anne Heche. Filmi është i bazuar në romanin e Lois Duncan.

Në nëntor 2022,  Prinze Jr. në një intervistë  foli për kohën e tij në setin e filmit dhe marrëdhënien me gruan e tanishme Sarah Michelle Gellar. Aktori shpjegoi se tre vjet para se të bëheshin çift, ata ishin kolegë në film. Gellar nuk kishte licencën e saj, kështu që do të udhëtonin së bashku.

“Kemi xhiruar në këtë qytet të vogël  të quajtur South Fork. Unë do ta çoja atë në Wilmington çdo ditë gjatë provave. Do të kishim, e dini, 55 minuta për t’u njohur me njëri-tjetrin. Ajo ishte nga New York City dhe unë jam një fëmijë i SoCal, kështu që ne ishim si nata me ditën. Thjesht filozofitë tona mbi jetën nuk klikonin kurrë”, u shpreh Freddie. “Pastaj një ditë gjithçka klikoi, dhe ndoshta ishte rreth tre vjet më vonë. Ne filluam të takoheshim dhe ajo është e dashura ime që atëherë,” shtoi ai me shaka, pasi çifti ka mbi 20 vjet të martuar./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/12/20/regjisori-nxit-aludimet-per-nje-vazhdim-te-mamma-mia/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *