• |
ide | kryesore

Super League prezanton formatin e ri: “Asnjë klub i përhershëm, nuk do të jetë një turne elitar”

-Instant, Sport
Super League



Gjykata e Madridit ndaloi FIFA-n dhe UEFA-n të sanksiononin klubet promotore të Super League. E pak ditë pas vendimit, Bernd Reichart, CEO i ‘A22 Sports Management’, kompania që merret me organizimin, shpjegoi idetë e reja për formatin. Në një intervistë për L’Equipe Reichart sqaroi: “Formati nuk përfshin anëtarë të përhershëm. Nuk do të jetë më një kompeticion elitar i mbyllur, por i hapur bazuar në merita. Do të menaxhohet nga klubet dhe në përputhje me kampionatet kombëtare”.

Projekti i ri i Super League gjithashtu i thotë edhe mjaft shpenzimeve të cmendura të klubeve. “Do të ketë Fair Play të rreptë financiar. Sot, shumë pak klube gjenerojnë fitime. Shumica e tyre hyjnë në borxhe dhe rrezikojnë të zhduken. Ndërsa të tjerët po heqin dorë nga investimet e tyre – shtoi Reichart -. Klubet nuk do të jenë në gjendje të dedikojnë më shumë se 55% të buxhetit të tyre për pagat. E ne gjithashtu duam të ndalojmë sponsorizimet ‘e fryra’. Nuk është e mundur të shpenzohet më shumë se sa gjenerohet”.

Lexo më tej: Super League, zhvillimi i bujshëm: “UEFA e FIFA nuk mund të pengojnë konkurrencën”

SULMI I RI NDAJ UEFA-s

Nuk mungon edhe sulmi ndaj UEFA-s dhe presidentit Ceferin. “Futbolli po humbet atraktivitetin dhe fuqinë ekonomike. Shumë klube ndajnë këtë shqetësim dhe po diskutojnë me ne për të zgjidhur problemet. Sistemi aktual dhe Champions i ri nuk janë të përshtatshme. Ka shumë ndeshje të padobishme, pak ndeshje të mëdha mes skuadrave të forta. Konkurrenca fillon vetëm në muajin shkurt. Ne duam të kemi të drejtën të sjellim propozime pa kërcënimin e sanksionimit. UEFA është rezistente ndaj çdo lloj ndryshimi, sepse jeton mirë në këtë mënyrë. Është një monopol që zgjat prej 45 vitesh. Por ky është diskriminim, autorizimi për të nisur një kampionat të ri duhet të miratohet nga një palë e tretë. Përse duhet të varemi nga një organizatë zvicerane? Ne kërkojmë që klubet të rimarrin sovranitetin e tyre dhe të jenë zotër të fatit të tyre. Na duket e padrejtë që kompanitë marrin rreziqe të mëdha nga pikëpamja ekonomike dhe më pas nuk kanë fuqi vendimmarrëse”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *