• |
ide | kryesore

U gjet nën rrënoja, Malatya konfirmon vde.kjen e portierit Turkaslan: “Ishe një njeri i mirë. Pusho në paqe”

-Instant, Sport
Turkaslan



Mes mijëra viktimave të tërmetit që shkatërroi Turqinë dhe Sirinë është edhe një futbollist. Bëhet fjalë për Ahmet Eyup Turkaslan, portieri i Malatyaspor, një klub që luan në kategorinë e dytë turke. Ishte klubi i tij që zyrtarizoi vdekjen e Turkaslan me një postim në Twitter: “Portieri ynë Ahmet Eyup Turkaslan humbi jetën nën rrënoja pas tërmetit. Pusho në paqe. Nuk do të të harrojmë, ishe një person i bukur”.

Fatmirësisht gruaja dhe vajza e portierit 28-vjeçar të Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan, janë nxjerrë të gjalla nga rrënojat. Në orët e fundit edhe trajneri i skuadrës Yàlmaz Vural kishte rrëfyer për mediat se ishte shumë i shqetësuar pasi portieri ishte i vetmi në ekip që nuk ishte larguar nga qyteti.

Lexo më tej: Gjendet nën rrënoja ish-lojtari i Chelsea Christian Atsu: është gjallë, por i plagosur keq

Turkaslan e filloi karrierën e tij profesionale me Bugsasspor. Për katër sezone ai luajti aty para se të transferohej te Osmanlispor. Pikërisht aty ai arriti pjekurinë e tij futbollistike. Në vitin 2020, për një sezon, ai veshi fanellën e Umraniyesporit. Pas atij sezoni mbërriti edhe transferimi i tij te Malatyaspor, skuadra e tij e fundit. Aty ku ai luajti deri në epilogun tragjik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *