• |
ide | kryesore

Video/ Gafë skandaloze në mbrojtje, Erzeni humb dy pikë: Kastrioti rikthehet me dy gola në pesë minuta

-Instant, F1, Sport, Video
erzeni



Barazim spektakolar në Kamëz por që nuk i bën punë as Ardian Memës e as Xhevahir Kapllanit. Kastrioti dhe Erzeni e mbyllin 2-2 sfidën për javën e 20 të Superiores. Shijakasit shënuan dy herë me Asanin dhe Kapllanin në pjesën e parë, duke e menduar sfidën të fituar. Krutanët u rikthyen në të dytën me Stojanovic e Grecën, që nuk e lëvizin skuadrën nga vendi i fundit.

U duk shumë e thjeshtë për Erzenin, që kërkonte ndjekjen e ëndërrës europiane. Asani që në minutën e 5 finalizoi kundërsulmin e shpejtë, duke mposhtur Salin. Një gol që sigurisht rëndoi këmbët e lojtarëve të Memës. Hasani e Mehmeti shpenzuan rastet e tyre, ndërsa Greca u ndal nga shtylla në minutën e 29′. Por pikërisht në momentin më të mirë të vendasve Erzeni dyfishoi shifrat. Një devijim i Kapllanit para portës në të 34′ u duk se i vuri kapakun sfidës.

Lexo më tej: Video/ Turkaj e Shkurtaj përmbysin Partizanin: dridhet pankina e Colella, pesë ndeshje pa fitore, – 6 nga Tirana

Ky duhet të ketë qenë edhe mendimi i shijakasve, që lanë shumë inisiativë në këmbët e kundërshtarit. Mema lëvizi kartat në dispozicion dhe në pesë minuta Kastrioti shënoi dy herë. Stokanovic në minutën e 58 ekzekutoi një goditje dënimi që befasoi Xhikën. Në të 63′, pastaj, portieri dhe mbrojtësi i tij gabuan në mënyrë flagrante, duke i dhënë mundësinë Grecës të barazonte. Kështu Kastrioti vazhdon të jetë në vendin e fundit të renditjes, me 20 pikë, ndërsa Erzeni ngjitet në vendin e tretë me 30 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *