• |
ide | kryesore

Video/ Serbët kthejnë Juventus te fitorja: dygolësh i Vlahovic e Kostic shembin Salernitanën

-Instant, F1, Sport, Video
Vlahovic



Juventus nuk gaboi në Arechi dhe u kthye të fitojë. Në ndeshjen e prapambetur që mbyll javën e 21 të Serie A, skuadra e Allegrit mposhti 3-0 Salernitanën. Bardhezinjtë ngjiten tashmë në kuotën e 26 pikëve, në shoqërinë e Monzës dhe Empolit. Në Salerno, Dusan Vlahovic ishte protagonisti i madh i ndeshjes. Në pjesën e parë, sulmuesi i Juventus zhbllokoi lojën me një penallti (26′). Serbi dha një asist, të pavullnetshëm, për dyfishimin e Kostic (45′). Pastaj në pjesën e dytë Vlahovic firmosi trisin që mbylli ndeshjen (47′) me dygolëshin personal.

Përplasja direkte, siç e kishte cilësuar Massimiliano Allegri ditët e fundit, shkon për Juventus. Salernitana mposhtet 3-0 në Arechi, falë një dygolëshi nga një Vlahovic i rilindur. Në mes një gol i Kostic, me një asist pa dashje po të qendërsulmuesi. Një fitore që rinis marshimin e bardhezinjve në kampionat, pas humbjes së rëndë ndaj Monzës dhe -15 pikëve në renditje shkaktuar nga Gjykata Federale e Apelit. Salernitana ndalon sërish, pas suksesit ndaj Lecce.

RILINDJA E VLAHOVIC

Juventus ngre kokën. Pasi morën vetëm një pikë në tre ndeshjet e tyre të fundit në kampionat, bardhezinjtë janë kthyer të fitojnë në transfertën e Salernos. Një rezultat vendimtar jo vetëm për atë që Allegri e quajti bujshëm “përplasje direkte”, por edhe për të lënë pas tronditjen e shkaktuar nga Monza. Një sukses për t’i dhënë një shkundje ambjentit dhe për tu rinisur me përulësi dhe vendosmëri. Karakteristika që bardhezinjtë arritën t’i fusin në fushë që në fillim ndaj Salernitanës, së bashku me normën më të lartë teknike. Sidomos mes linjave me klasin e Di Marias dhe në mesfushë, ku Rabiot, Locatelli, Miretti dhe Fagioli treguan se dinë të luajnë me klas e grintë. Të njëjtin që Dusan Vlahovic e gjeti sërish para portës, duke iu rikthyer golit që i mungonte nga derbi i tetorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *