• |
ide | kryesore

Zbulohet prapaskena për Osimhen: Napoli ka refuzuar 100 milionë euro nga Manchester United

-Instant, Sport
osimhen



Napoli i gëzohet performancave në fushë të Victor Osimhen. Në të njëjtën kohë, klubi i presidentit De Laurentiis përpiqet t’i rezistojë ofertave për nigerianin. Sipas Il Mattino, në fakt, në janar napolitanët kanë marrë një ofertë mbi 100 milionë euro nga Manchester United. Propozimi është kthyer menjëherë mprapsht te dërguesi, si një mesazh i qartë: Osimhen është i pashitshëm. Sipas mediave angleze, megjithatë, Djajtë e Kuq nuk kanë ndërmend të dorëzohen. United është gati të rikthehen me një ofertë të përmirësuar në verë.

Osimhen ishte lideri i Napolit në këtë gjysmë sezoni. 17 gola dhe 4 asiste mes kampionatit dhe Champions League për nigerianin. Madje sulmuesi ishte vendimtar edhe në ndeshjen e fundit në transfertë ndaj Spezias.

Lexo më tej:Globe Soccer Awards, Victor Osimhen i riu më i mirë në planet: nigeriani mposht Valverde e Gavi

OBJEKTIVI I TEN HAG

Nuk është rastësi që emrat e mëdhenj të Premier League kanë vënë syrin tek ai. Ata janë gati të hapin kuletat e tyre të pasura për të bindur Aurelio De Laurentiis të privohet nga Osimhen. Sipas Daily Mail, United është klubi më i vendosur, duke qenë se trajneri Ten Hag po kërkon dëshpërimisht një qendërsulmues. Në janar, tifozët e Red Devils duhej të kënaqeshin me ardhjen në formë huazimi të Ëout Ëeghorst. Por është e qartë se pas lamtumirës traumatike të Cristiano Ronaldo, klubi është në kërkim të një goditje që mund të garantojë rendiment edhe në të ardhmen.

Që verën e kaluar, kur u fol për CR7 në huazim në Napoli, u hipotezua rruga e kundërt për Osimhen. Por në fund të merkatos mbetën të dy në vendet e tyre. Nëse një ofertë e re më e lartë arrin vërtet në qershor, AdL do të tundohej vërtetë. Numri 1 i klubit ka vendosur të mos e privojë veten nga golashënuesi i tij, për të vazhduar udhëtimin drejt titullit. Por me objektivin të arritur, edhe çmimi për 23 vjeçarin do të kapte majat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *