• |
ide | kryesore

Banorët e ish-godinave të QS protestë tek Kryeministria: Na u ndërpre qiraja. Të përfshihemi në planin e Rindërtimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Banorët



Banorët në ish-godinat e Qytetet Studentit janë në protestë, pasi janë shkëputur nga programi i rindërtimit dhe nga bonusi i qirasë.

Ata shprehen për mediat se kanë mbetur në qiell të hapur, pasi bonusi i qirasë është ndërprerë në datë 27 dhjetor. Kujtojmë që në tërmetin e 26 dhjetorit të vitit 2019, disa godina në QS pësuan dëmtime.

Po ashtu kanë bërë thirrje për t’u rifutur në programin e ndihmës së tërmetit, duke u dhënë banesat e premtuara nga qeveria.

“A nuk e dinte vallë kryetari i bashkisë kur ne nuk i kishim pronat tona, në nëntor të 2019 u shpreh se është porosi e kryeministrit se do na shohë dhe ne, ai nuk ishte premtim elektoral, por për atë periudhë fatkeqësie. A kemi të drejtë për t’u ndjerë të pavlerësuar”.

“Ne nuk ishim zaptues, siç na etiketojnë. Kemi qenë qytetarë të rregullt dhe kemi shlyer detyrimet tona. Ne duam të trajtohemi si ata që u prekën nga tërmeti. I bëjmë thirrje kryeministrit që të ndryshojë ligjin dhe të vejë dorën në zemër për ne. Të na bëjë pjesë të rindërtimit.

Ne jemi hequr nga program i rindërtimit. Jemi 115 familjarë. Na i kanë premtuar banesat e reja në zonën e 5-Majtit. Jemi futur në godina, kur nuk kishte studentë brenda. Nuk jemi zaptues e as uzurpues, por qytetarë të strehuar nga halli. I kemi bërë nga e para vetë të banueshme. Kemi qenë me kontrata të rregullta.

Nuk dimë arsyen pse jemi hequr nga programi i rindërtimit. Qiraja ishte simbolike, 13000 lekë ka qenë. Aktualisht po jetojmë me qira, e cila është e papërballueshme. Ato godina u shkatërruan komplet dhe janë ndërtuar të reja. Ne duam të marrim banesa të reja, pasi dhe çmimet janë rritur shumë. Bonusi i qirasë ka qenë jo i mjaftueshme pasi ka qenë në bazë të pjesëtarëve. Ne jemi detyruar të shtojmë para vetë për të plotësuar qiranë”, ka thënë një banor.



1 Comment

  1. Bej qejf ngrohu ne diell gjithe diten se punojne te tjeret per ty….çfar mentaliteti eshte ky….nga i pa strehe kerkon shtepi e te re madje…..edhe qirane padrejtesisht e ke marre…shko ore puno!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *