• |
ide | kryesore

Janari 2023, i treti më i nxehtë në historinë e Europës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
janaqi



Copernicus, shërbimi i vëzhgimit të tokës i BE, tha se janari i vitit 2023 ishte muaji i tretë më i ngrohtë në historinë evropiane, i paraprirë vetëm nga 2020 dhe 2007.

Sipas Copernicus, temperaturat mesatare të ajrit shënuan rekord në pjesë të mëdha të Evropës në janar të këtij viti, duke përfshirë Ballkanin dhe Evropën Lindore. Për t’u shënuar është se temperatura e ditëns së Vitit të Ri vendosi rekord.

Përhapja e akullit të detit Antarktik ishte 31% nën mesataren, duke shënuar nivelet më të ulëta të janarit të regjistruara ndonjëherë nga satelitët dhe shumë më poshtë rekordit të mëparshëm të janarit 2017. Ndërsa në Arktik shtrirja e akullit ishte 4 % nën mesataren, e renditur e treta në renditjen e të dhënave satelitore të janarit.

Rajoni i Svalbardit, përtej Rrethit Arktik përjetoi gjithashtu një anomali të konsiderueshme të nxehtësisë. Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Meksika dhe një zonë juglindore në veriperëndim të Rusisë perëndimore regjistruan temperatura mbi mesataren.

Temperaturat nën mesatare janë regjistruar vetëm në Australi, Siberi, Afganistan, Pakistan dhe vendet fqinje. Të gjitha pjesët e Oqeanit Jugor u karakterizuan nga përqendrime nën mesataren të akullit në det. Përqendrimet e akullit të detit Arktik kanë qenë veçanërisht nën mesataren në Detin Barents dhe rajonin e Svalbardit. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *