• |
ide | kryesore

Nga një spanjoll te një italian: Belgjika zgjedh Domenico Tedesco si trajnerin e ri

-Instant, Sport
Tedesco



Trajneri i Belgjikës është emëruar trajneri italo-gjerman Domenico Tedesco, 37 vjeç, me origjinë nga Rossano i Kalabrisë. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Belge e Futbollit (RBFA) me një deklaratë: “Paç fat trajner”, ka shtuar RBFA në llogarinë e saj në Twitter. Tedesco, i freskët nga një fitore në Kupën e Gjermanisë dhe më pas shkarkimi nga pankina e Leipzigut, pason spanjollin Roberto Martinez. Ai u largua nga Djajtë e Kuq pas një eliminimi zhgënjyes në fazën e grupeve të Botërorit 2022 në Katar.

I rritur futbollistikisht në Gjermani duke udhëhequr ekipet e të rinjve të Stuttgart dhe Hoffenheim, Tedesco, fitoi përvojë në Rusi. Atje tekniku fitoi vendin e dytë me Spartak Moska, por u dallua mbi të gjitha te Schalke 04. Vendi i dytë në sezonin e tij të parë, pas Bayern Mynih dhe në gjysmëfinale të DFB-Pokal, më pas e humbur kundër Eintracht Frankfurt.

Që atëherë, një rritje e vazhdueshme që e ka sjellë atë në pankinën e Leipzig, me të cilën ai fitoi një Kupë të Gjermanisë. Pas trofeut megjithatë erdhi shkarkimi shtatorin e kaluar. Tani kurorëzimi në pankinën e një prej ekipeve kombëtare më të forta në botë. Vetëm 37 vjecar ai do të ketë detyrën e mundimshme për të rifilluar projektin e Djajve të Kuq. Tedesco do të udhëheqë De Bruyne dhe shokët e tij deri në Kampionatin Evropian 2024.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *