• |
ide | kryesore

Prokurori Santoriello që “urren Juventus” nuk shqetësohet nga polemikat: “Jam i qetë”

-Instant, Sport
Santoriello



Polemikat që shpërthyen pas fjalëve të tij për Juventus nuk janë zbutur ende, por Ciro Santoriello, prokurori “anti bardhezi”, nuk duket i impresinuar. Ai ka pranuar publikisht se e “urren” Zonjën, duke shkaktuar tërbimin e tifozëve të Juventus: “Faleminderit, jam i qetë”, u është përgjigjur ai atyre që u solidarizuan me të. E gjitha kjo pas sulmeve të shumta që mori përmes rrjeteve sociale.

Sigurisht që këto polemika nuk do të ndryshojnë idenë e tij prej tifozi. Por as nuk do të ndikojnë në pozicionin e prokurorit publik në gjyqin “Prisma” ndaj Juves dhe manovrave ekonomike. Dikush kishte spekuluar se ai mund të “ftohej” të largohej nga prokuroria. Por nuk do të jetë kështu. E, edhe nëse ai do të tërhiqej dhe do të braktiste procesin me iniciativën e tij, kërkesa e tij ka të ngjarë të refuzohet. “Nuk kam asgjë për të thënë”, iu përgjigj Santoriello Adnkronos.

NË MBROJTJE I DEL NJË JUVENTIN

Ai u mbrojt edhe nga avokati Luigi Chiappero, një nga penalistët italianë më të njohur dhe i lidhur profesionalisht me vetë Juventus. “Santoriello? Një njeri i kulturuar që nuk e ka ngatërruar kurrë futbollin me ligjin. Do të kujtoja në këtë drejtim se ishte ai që arkivoi akuzat ndaj Juventus për llogaritë e 2016”, tha ai për La Stampa.

Duke dalë nga sallat e Torinos, fjalët e Santoriello, nuk duhet të kenë rënduar as në dënimin e FIGC. Pikërisht ai që i kushtoi bardhezinjve – 15 pikë. Edhe pse dënimi bazohet pikërisht në hetimet e tij (të përdorura nga prokurori Chinè), të cilat në sytë e shumëkujt, sot rrezikojnë të cilësohen si “të njëanshme”. Për gjyqin sportiv ato dënime nuk llogariten, sepse gjithçka u zhvillua sipas praktikave. Por nuk është e thënë që Juve në apelimin e saj në Kolegjin e Garancisë në Coni nuk mund t’i përdorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *