• |
ide | kryesore

Albin Kurti ka një pyetje: 11 komuna të minoriteteve në Serbi, pse nuk formoni Asociacion?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gjerman hapur, Kurti



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdon të jetë kundër asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Në postimin e bërë në rrjetet e tij sociale, Kurti ka nxjerrë me listë të gjithë drejtuesit e 11 komunave në Serbi që i përkasin minoriteteve të ndryshe, për të cilat ngre pyetjen nëse do të mund të formonin asociacione një-etnike.

“Asociacionet e komunave mbi baza etnike në Serbi? Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët. 11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?,”-shkruan Albin Kurti.



4 Comments

  1. I jashtezakonshmi Albin. Nuk shantazhohet, nuk dorezohet, nuk flet kot, por vetem duke sjellur fakte, qe edhe po te duan nuk i kundershton dot. Mos u dorezo Albin, dhe jo vetem qe do mbetesh ne histori, por shqiptaret do te falenderojne edhe pas 10 brezash , si patrioti qe me gjtihe presionin e gjithe botes, shpetoi Kosoven nga kanceri serb. JO, Asosacion nje etnik(jo vetem si emer, por as ne perberje), me kompetenca egzekutive. Jemi me ty. Doreheqjen as mos e co ne mendje, se doreheqja do te thote dorezim dhe pastaj lejim i Zajdenices me doren e asaj tufes se tradhetareve te rinje (Haradinaj, Abdixhiku, Memli). Bej te pamunduren qe te mos cenohen dhe te shpetohen mardheniet me SHBA, si fillim duke pasur kujdes gjuhen qe percjellim ne publik, dhe njekohesisht mos prano nje kancer serb,per asnje lloj arsye dhe presioni. Kjo eshte zotesi, te ruash te dy syte , edhe miqte amerikan, por mbi te gjitha edhe Kosoven,dhe interesin shqiptar

  2. Pyetjen mos e bej ne rrejte sociale, por ngije si ceshtje kryesore gjate bisedimeve.
    Kerkoje si kunderpeshe ndaj kerkeses per associationin.
    Populli eshte i qarte se cila eshte zgjidhja me e drejte, duhet te bindesh nderkombetaret dhe opinionin Serb per ate zgjidhje.

    1. O ?, ti vertete mendon se nuk e ka ngritur si ceshtje gjate bisedimeve? Normal qe ne luften per moslejimin e Zajdnices duhen perdorur te gjitha format(bile edhe duke shantazhu boten qe ne rastin ekstrem, sdo rrime te izoluar por mund tu hapim edhe ne deren faktoreve te trete qe na ofrohen) dhe mjetet,pra pa dyshim edhe rrjetet sociale, se per fat te keq duhet te bindim edhe disa (nje grup) shqiptaresh qe manipulohen dhe propagandohen nga tufa tradhetare pro-Zajednic ene Kosove, ku gjithe diten bejne propagande se po spranuam Zajednicen ,SHBA do na ktheje shpinen. Kuptoje, Albini dhe VV po perballojne presionin nga te gjithe, edhe nga te shiturit ne Kosove,te cilet e shohin ardhjen ne pushtet vetem duke u veteofruar te nderkombetaret si servile dhe tradhetare qe nenshkruajne cdo gje qe u thuhet.Pa dyshim u duhet Zajednica edhe per te shpetuar nga verdikti i historise,shefat e tyre te vjeter,qe ne fakt tashme historia i ka vulos pakthyeshem si tradhetar (Isa,Hashimi, Dulla koti)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *