• |
ide | kryesore

Arrestohet në Itali 33-vjeçari shqiptar, pjesë e një grupi κriminal

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 33-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve është vënë në pranga nga policia në Itali. Blutë kanë prangosur shtetasin R. G., 33 vjeç. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga veprimet hetimore të kryera me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të 33-vjeçarit, ka rezultuar se në datat 29 mars 2019 dhe 5 prill 2019, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, i kanë shitur një shtetasi tjetër, një sasi lënde narkotike heroinë, kundrejt shumës 35 000 euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *