• |
ide | kryesore

Frazat fyese kundër PSG i kushtojnë shumë Evra, dënohet për homofobi: “Nxiti urrejtje e dhunë”

-Instant, Sport, Video
Evra

Patrice Evra u dënua pas disa frazave të artikuluara në një video në rrjetet sociale në vitin 2019. Video pasoi fitoren e Manchester United në Parc des Princes kundër PSG-së. Dënimi për ish-mbrojtësin e Juventus dhe Man United erdhi pas katër vitesh. Komenti i tij pas asaj ndeshje të Ligës së Kampionëve u konsiderua “nxitje urrejtje dhe dhunë ndaj një grupi njerëzish për shkak të orientimit të tyre seksual”, siç thuhet në aktakuzë.


Lojtari francez u ekzaltua pasi United u kualifikua në shtesë me një penallti të Rashford, që e coi rezultatin në 3-1. Në video, Evra u gëzua për humbjen e PSG-së, duke ekzagjeruar në mënyrat e tij. Videoja ishte publikuar pa dijeninë e tij, siç tha në deklaratat e tij mbrojtësi i krahut. Por kjo nuk e ul seriozitetin e përmbajtjes, me francezin që kënaqej me referenca homofobike: “Paris, jeni ped*rastë, jeni ped*rastë… Këtu jan burrat që flasin… Le të vendosim ekipin D, as ekipin C. Të vegjlit që luanin, ju pastruan këpucët”.



AKUZAT E KOMUNITETIT LGBT

E regjistruar në Snapchat, video supozohej të mbetej private, por u regjistrua dhe u postua. Së shpejti erdhën ankesat nga shoqata të ndryshme si Mousse dhe Stop Homofobia. E gjitha bazuar në “fyerjet publike ndaj një grupi njerëzish për shkak të orientimit të tyre seksual”. Fillimisht, gjyqtari hetues e kishte cilësuar veprën si “fyerje jo publike” pasi videoja ishte shfaqur në ambient privat.

Por tani ka mbërritur dënimi, pasi, siç u komunikua nga avokati i shoqatave, “deklaratat homofobike të një personaliteti si Patrice Evra nxisin urrejtjen dhe dhunën ndaj personave LGBT. Veçanërisht në vendet ku homoseksualiteti dënohet penalisht, si në Senegal, vend prej nga vjen Patrice Evra”.

Nuk shërbeu për asgjë mbrojtja e skuadrës së ish-mbrojtësit. Teza ishte bazuar në faktin se Evra donte të sulmonte PSG-në, jo komunitetin homoseksual. Kështu, ish-futbollisti, aktualisht komentues në televizione të ndryshme, u dënua me 1000 euro gjobë për shprehje homofobike. Plus 1500 euro dëmshpërblim për palët civile. Si dhe një pagesë të mëtejshme prej 1000 euro për çdo shoqatë për të mbuluar shpenzimet ligjore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *