• |
ide | kryesore

Përfundon akt-ekspertimi, 485 kg kokainë brenda thasëve me pleh në Fier

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka përfunduar aktekspertimi për thasët me pleh organik të zbuluar në fshatin Frakull të Fierit më 24 nëntor 2022.

Pas ekspertimit ka rezultuar e gjithë sasia drogë e llojit kokainë, me peshë totale 485 kg. Gjatë operacionit u arrestuan disa persona si pjesëtarë të një grupi kriminal. Në momentin kur shtëpia e Viktor Çervanakut në Frakull po shndërrohej në laborator kokaine SPAK ndërhyri duke kryer dhe arrestimet.

Ditët e fundit ekspertët kanë arritur në konkluzionin se në thasë jo vetëm që kishte kokainë, por edhe pesha e saktë prej 485 ishte kokainë. Një sasi e vogël është mbajtur nga autoritetet në Mal të Zi, të cilat evidentuan ngarkesën e dyshimtë.

SPAK është duke hetuar për bashkëpunëtorë të tjerë të trafikut të kokainës. Në Shqipëri janë arrestuar pjesa më e madhe e grupit kriminal. Një tjetër hetim i Prokurorisë ka të bëjë me faktin nëse më herë ky grup ka trafikuar sasi të tjera droge.

Për drogën e zbuluar janë pas hekurave shtetasit Viktor Çervanaku, ish-kreu i komunës Frakull, Enxhi Ferhati, Klajdi Vrioni, Redion Meshi, Bledar Matoshi si dhe Julian Malaj.



3 Comments

  1. Viktor Çervanaku, ish-kreu i komunës Frakull, nje dite para se te arrestohej, shkruajti ne FB: ti rruni bolet Edi Rames
    Tani po kap sapunin ne burg dhe po i lepin dhe rruan vete bolet e te tjereve 🤣

    1. I konfiskon “shteti” thaset!!😜😆🤣🤣🤣🙏
      Shteti konfiskon gjithcka madje dhe “xhepat e te gjithve”…

  2. Pas 2 muajsh nje akt ekspertimi, ne nje kohe qe kjo sasi kokaine u dha ne media qysh ne javen e fundit te nentorit?!

    E kane marre me nge procesin, se jemi para zgjedhjeve vendore, ndaj urojme qe kete here te mos kene kryebashkiake, kryepleq e keshilltare te ketij kallepi se po u del boja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *