• |
ide | kryesore

Shkon në 20 mijë numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
tërmeti



Rritet frikshëm bilanci nga tërmeti shkatërrues që ka goditur Turqinë dhe Sirinë. Autoritetet raportuan së fundmi për më shumë se 20 mijë jetë të humbura.

6 kamionë të OKB-së që transportonin ndihma kanë kaluar tashmë kufirin nga Turqia për në Siri si ndihma e parë ndërkombëtare për njerëzit atje.

Popullsia siriane e mbetur pa strehim, ujë, karburant ose energji elektrike ka bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të shqetësohet se shumë të mbijetuar mund të humbasin jetën në këtë situatë.

OBSH thotë se ekziston rreziku se mund të ketë një fatkeqësi të dytë në këtë vend mund të shkaktojë dëme në më shumë njerëz sesa tërmeti.

Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe Siri po vazhdojnë punën e tyre të mundimshme duke gërmuar nën rrënoja, por shpresat po zbehen për më shumë njerëz ende të bllokuar nën rrënoja.

Organizatat bamirëse britanike kanë nisur një apel për të mbledhur fonde për njerëzit e prekur nga fatkeqësia në Siri. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *