• |
ide | kryesore

Të rinjtë e FRPD-së protestojnë para SPAK

-Instant, Lajme, Të fundit



Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë dalë në një protestë para SPAK. Ata kanë kërkuar që drejtësia të zbardh disa nga aferat ku është përfshirë qeveria, mes tyre ajo e inceneratorëve. Grupi i të rinjve i bëri thirrje SPAK-ut të hap dosjet e mëdha ndërsa ftuan shqiptarët që t’i bashkohen protestës së 11 shkurtit.

“Sic e dimë të gjithë të gjithë kjo cështje është bërë ndërkombëtare. Ne shquhemi për vjedhje. Pse SPAK nuk hap dosjet e mëdha, pse trekëndëshi Bermudës, Rama-Veliaj-Balla nuk po dalin para drejtësisë. Pse SPAK heshtë? Pse nuk është në krahun e popullit por të interesave të tyre. Ku janë këto lekë? Pse po shpopullohet vendi cdo ditë? Mos po përdoren lekët për masakra zgjedhore, për firma fantazma të trekëndëshit të Bermundës. Dua tu bëj thirrje për protestën e 11 shkurtit. Të gjithë të dalin në protestë. SPAK të flas dhe gjykata të mos jetë e Edi Ramës”– u shpreh nje prej tyre.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *