• |
ide | kryesore

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon mbi 17 mijë numri i viktimave

-Instant, Lajme, Planet



Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën është tani të paktën 17,176. Me shifrat që rriten çdo orë, tërmeti në Turqi dhe Siri është ndër 10 më vdekjeprurësit e shekullit të 21-të.

Në Turqi, numri i të vdekurve është rritur në të paktën 14,014, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Siri është të paktën 3,162, duke përfshirë 1,900 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim sipas grupit të mbrojtjes civile ‘Helmetat e Bardha’, dhe 1,262 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria e Sirisë, sipas medias shtetërore siriane.

Dhjetëra mijëra të tjerë janë raportuar të plagosur në të dy vendet. Punonjësit e shpëtimit luftojnë për të gjetur të mbijetuarit në rrënojat e ndërtesave të rrëzuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *