• |
ide | kryesore

Tërmeti në Turqi e Siri/ Shënohen mbi 16 000 viktima dhe 1 117 paslëkundje

-Instant, Lajme, Të fundit
OKB



Numri i viktimave pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën ka kaluar shifrën 16 000. Raportimet zyrtare të publikuara sot thonë se kërkimet vazhdojnë për të gjetur të mbijetuar në të ftohtin e madh. Rreth 12 873 njerëz vdiqën në Turqi dhe 3 162 në Siri. Kjo e ka çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 16 035.

ATSH-ja raporton se numri i personelit të kërkim-shpëtimit të ardhur nga vendet e tjera në Turqi është 5 709. Në 10 qytetet e prekura rëndë nga tërmeti nga AFAD, Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale si dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke, janë dërguar 137 929 tenda, 1 255 500 batanije dhe është përfunduar instalimi i 92 738 tendave për jetesë familjare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *