• |
ide | kryesore

Tërmeti/ OKB dërgon ndihma: Duhet më shumë mbështetje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Tërmeti kërkimet



Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë, duke arritur në afro 20 mijë të vdekur.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një deklaratë për mediat sot pasdite tha se numri i viktimave në vendin e tij është 16.546.

Në anën tjetër, Siria ka raportuar për të paktën 3.162 të vdekur. Më herët, OKB ka njoftuar dërgimin e ndihmave në Siri, teksa apelon për më shumë mbështetje për vendin.

Në një deklaratë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres konfirmoi dërgimin e një autokolone mjetesh me ushqime dhe materiale të nevojshme në ndihmë të qytetarëve.

“Do dërgojmë ndihma, por duhen ende më shumë. Ne duhet të vendosim qytetarët në plan të parë” – thuhet në deklaratën e Guterres.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *