• |
ide | kryesore

1100 policë në gatishmëri për protestën, zbulohen rrugët që bllokohen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Protesta



Protesta e thirrur nesër nga opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Burime nga policia bëjnë me dije se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës ditën e nesërme, që pritet të nisë në orën 12:00.

Si në çdo protestë, mësohet se do të krijohet kordoni me efektivë policie para Kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Ndërkohë, në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Po ashtu raportohet se dyert e Kryeministrisë pritet të blindohen me veshje metalike. Aktualisht Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Mes të tjerash, segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar rreth 1 orë para protestës deri në përfundim të protestës, janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.



4 Comments

  1. Shume pak police shoku Kryeminister. Sill gjithe policine, garden, ushtrine, bjeruni qenave qe duan

    te na heqin nga pushteti. Do bere bere Shqiperia det e termet qe te vije ne vete ky djall milet.

    Boll me opozite qe na cjerrin veshet medemek duan demkraci, ata duan hurin mbi shpine, prangat

    ne duar e ti nzjerrim per bythesh nga Shqiperia. Boll i duruam. Shqiperia eshte e jona, nuk ka vend

    per ata qena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *