• |
ide | kryesore

Apeli kujtohet një ditë para protestës për gjyqin e PD-së, zbulon datën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
mcgonigal



Gjykata e Apelit do të shqyrtojë me datë 3 mars çështjen për vulën e Partisë Demokratike.

Pas muajsh terri informacioni, Gjykata vendosi ta caktojë datën e gjyqit të PD-së, vetëm 1 ditë para protestës së opozitës.

Megjithatë, skandali i zvarritjes së procesit të PD-së nuk mbaron këtu. Ndërsa gjyqi u caktua për datën 3 mars, afati i fundit për regjistrimin e partive për zgjedhjet e 14 majit është data 6 mars.

Një shtyrje e seancës për çfarëdolloj arsye do të rrezikonte mos pjesëmarrjen e PD-së në zgjedhje. Kujtojmë se Sali Berisha ka kërcënuar me revolucion nëse i pengohet rruga PD-së për zgjedhje.

Berisha ka theksuar se edhe një vendim që shkon kundër vendimit të gjyqit në shkallë të parë, do të shkaktonte një revolucion. (Pra hedhjen poshtë të Kuvendit të 11 dhjetorit). Mbetet për t’u parë reagimi nga Berisha dhe grupi i tij në PD për këtë caktim date nga Gjykata.

Njoftimi i Gjykatës: 

“Në vijim të komunikimit, duke marrë parasysh intersimin e mediave si dhe të opinionit publik, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon se:

Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për tu gjykuar me datë 03.03.2023, ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.” – njoftoi Gjykata e Apelit.

Kujtojmë se gjykata e shkallës së parë njohu ndryshimet statutore të vendosura në Kuvendin e 11 dhjetorit të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Vendimin e mori gjyqtari Agron Zhukri, i cili më pas u sulmua nga ana e grupit të Enkeljd Alibeajt, duke e akuzuar për korrupsion.

Në Kuvendin e 11 dhjetorit u ndërmorën disa vendime, ku mes tyre ishte dhe shkarkimi i ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

©LAPSI.AL 

 



14 Comments

      1. Ne se gjykata vendos ne favor te Non Grates eshte gjykata me e mire ne bote dhe ne se vendos ne favor te Ali Bashes eshte gjykata me e korruptuar ne bote dhe e varur nga Edi Rama.

  1. Para se te filloje protesta duhet me i vene flaken godines se gjyqsorit dhe duke i marre me shqilma kuvat e drejtesise

  2. Na “mbyti” rastesia fare.. Kjo tregon qe Qeveria dhe Gjyqesori skane lidhje fare me njeri-tjetrin..🤣🤣🤣 Si orkester filarmonike funksionojne..

    1. Hic fare, ke pare ti…. Rastesisht fare!

      Dhe do dojen 6 muaj ta zbardhe vendimin pas reformes se gjykatave te apelit ku jane duke regjistruar ne tirane te gjithe ceshtjet e apelit ne vend .

      Tallje kari me lushnjarin

  3. Çdo gjë me orkestrim.Por nuk e di.Gjendja është tepër delikate dhe e tensionuar. Gjyqtarët duhen të mendohen mirë sepse situata mund të degjenroj.Nuk besoj që tani dhe Rama është në shënjestër të Amerikës të dalin kundër të vërtetës.PD qartë është më Sali Berishën.

  4. Shkoni mor qijani ropt kettre prostitutave te drejtesise . Prandaj po shkon ky vend drejt gremines se keto kurva bejne vetem padrejtesi dhe e kane mendjen tek hjobevebiet . Ptuuuuuuuuuu ……… ju qifsha ropt o prostituta.
    Ju duhet me ju nxjerr zvarre nag atu dhe me ju djeg te gjitheve para kryeministrise…………

    1. Jane rregjistruar të gjithë të Aktivisti
      Ju prisni drejtësi ata kanë shkel ligjin vetë.
      Kushdo që ta fitojë njëlloj jane
      Tani ka fillu lufta brenda llojit tre pjesët e bajges ppsh ,sigurimit shtetit dhe spiunët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *