• |
ide | kryesore

Berisha: Rama të japë dorëheqjen për “watergate”-in e shekullit 21

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se protesta e 11 shkurtit ka ngjallur interes në gjithë botën.

Ai i kërkoi sot dorëheqjen kryeministri Edi Rama dhe tha se kjo është një protestë me të cilën shqiptarët i përgjigjen flakë për flakë watergate-it të shekullit të 21-të, njërit prej skandaleve më të mëdha të kohërave.

“Protesta e ditës së nesërme, thirrja e saj ka një impakt të jashtëzakonshëm te qytetarëve shqiptarë dhe pritet me një interes të madh në mbarë botën. Kjo është protesta në gjithë memorien time që ka zgjuar interesin më të gjallë jo vetëm në Shqipëri, ku në të gjitha qytetet, fshatrat, rrugicat, kafenetë, nuk flitet veçse për këtë protestë, por interes të madh në mbarë botën, veçanërisht në SHBA dhe në vendet e Europës. Kjo është një protestë me të cilën shqiptarët i përgjigjen flakë për flakë ëatergate-it të shekullit të 21-të, njërit prej skandaleve më të mëdha të kohërave, reagojnë për largimin e kryeministrit i cili për karrigen e tij nuk ngurroi të korruptojë dhe ta përdorë si vrasës me pagesë zbuluesin ndoshta më të rëndësishëm të planetit. përmasat e aferës e shumëfishojnë çdo ditë interesin për protestën e shqiptarëve, sikundër theksoj se Edi Rama është absolutisht i pashpresë, ai ka fshehur krimin para drejtësisë shqiptare dhe drejtësisë së SHBA-ve.” – u shpreh Berisha.

Lexo më tej: Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në 

Ai është në hetim të thellë në SHBA dhe ai hetim është shterues për të gjithë veprimtarinë e tij kriminale ndaj vendit partner, ndaj vendit aleat, udhëheqës kryesor i NATO-s, i paqes dhe sigurisë në botë. Por Edi Rama ka konsumuar vepër penale duke fshehur krimin në Shqipëri. Ai ka dërguar dëshmitarë në Neë York për të hetuar dhe manipuluar komplotin kundër opozitës, ndërkohë nuk ka paraqitur një dëshmitar të vetëm para drejtësisë shqiptare. Fshehja e krimit përbën një vepër të rëndë penale. Kemi të bëjmë me një njeri mbi të cilin rëndojnë vepra të rënda penale. Me një njeri i cili me veprimet e tij ka kërcënuar rëndë sigurinë e SHBA-ve. Me një njeri i cili me veprimet e tij është përpjekur të përmbysë pluralizmin politik në Shqipëri. Një krim monstruoz krim kushtetues, por edhe një sërë krimesh të rënda të kësaj afere. Edi Rama ka një alternativë, të japë dorëheqjen menjëherë dhe të parevokueshme.” – u shpreh Berisha.



15 Comments

  1. Zoti KM, kurr mos te te shkoje ne mend te japesh doreheqje. Gjithe ate investim qe kemi bere

    per kete dreq pushteti , gjithe ato para qe kemi vjedhur per te blere votat, per te blere opoziten,

    per te blere mediat, per korruptuar ambasadore, zyrtare te larte te vendeve partnere e deri tek

    FBI-stat , nuk mund ti cojme dem. Qendro si burre, na ke me vete gjithe te korruptuarit korrupsioniste

    gjithe trafikantokriminelet,, te gjithe tenderfituesit pa gare, gjithe perfituesit e paligjshem te ketij vendi

    dhe miqte keshilltare pa pagese.

  2. Edhe ti komunisti Berisha mos u terhiq. Ke bere gjithe ate investim qe nga koha e Enverit kur ishe komunist. Spiunove, bere korrupsion sa deshe, pate fatin e madh te vrasesh edhe njerez. Ke patur birin tend shembull te biznesmenit korrekt. Ja prish pak, po fare pak ai Gerdeci se ishte ne gjurmet e babait te tij. Luftoje deri ne fund Ramen.

  3. Syte e celur i kam dhe kudo shikoj komunist. I pari ky dordoleci qe hengri alamet grushti dhe qe sdo jete i fundit. Pastej vijne bijte e komunisteve si puna e Rames dhe Metes.

  4. Problemi i vetem eshte qe nuk ka alternative reale per ta bere shqiperine. Ky qe flet eshte nje mut. Ky tjetri i gjate i shtremet eshte nje bark e te vjella qe ka qelbur gjithe dynjane, jo vetem shqiperine.
    Normalisht nese eshte burre, gje qe nuk eshte, duhet te jape doreheqje te parevokueshme
    Zgjidhja: Qeveri teknike me mbikqyrje nderkombetare per dy vite
    Pastaj shqiptaret te vendosin….. o ne hale te gomereve, ose te behen njerez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *