• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për këtë fundjavë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
motit



Për këtë fundjavë sinoptikanët thonë se vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.

Për nesër (e Shtunë) moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.

Për ditën e Diel moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura kryesisht në pjesën e parë të ditës deri në orët e pasdites. Më pas mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin.

Sa i përket fushës termike pritet rritje graduale në të dyja vlerat por më e ndjeshmje rritja pritet të jetë në vlerat e mesditës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *