• |
ide | kryesore

 Taika Waititi, tatuazh dedikuar Rita Oras

Paparazzi, Slider
Publikohen



Taika Waititi ka zbuluar së fundmi se ka bërë një tatuazh dedikuar partneres së tij, artistes Rita Ora-s. Regjisori postoi një foto nga afër të tatoos , shkronjën  ‘R’  e realizuar nga artisti i famshëm Winterstone në dorën e tij. Ai shkroi poshtë postimit me shaka:  “Unë dua Rugby.”

Miqtë dhe fansat u mblodhën në seksionin e komenteve, me Kate Beckinsale që shkruante, “Aww” dhe Diplo duke bërë shaka, “Është një lojë e mrekullueshme”. Të tjerë bënin shaka se “R” mund të përfaqësonte BFF Rhys Darby të Waititi, Rihanna, Ragnarok, raven ose diçka (ose dikë) krejtësisht tjetër. Disa sugjeruan që Ora të bojë një “T” në mënyrë që të shpallte dashurinë e saj për tenisin gjithashtu.

Çifti së fundmi konfirmoi se u martuan vitin e kaluar pasi Rita publikoi një video muzikore me temë dasme këtë muaj.Këngëtarja foli për martesën e saj gjithashtu në një interviste për “Heart Breakfast”. “Po (jam e martuar). Unë jam zyrtarisht jashtë tregut. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete”- tha Ora. “Ishte pikërisht ashtu siç doja unë. Ishte thjesht e bukur dhe perfekte. Një ditë do të bëjmë një festë të madhe”, tha ajo për ceremoninë “private”./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2023/01/24/rita-ora-flet-per-fotot-virale-me-taika-waitit-dhe-aktoren/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *