• |
ide | kryesore

Klubet e Premier kërkojnë përjashtimin e Manchester City, Guardiola premton besnikëri: “Nuk largohem”

-Instant, Sport
Guardiola



Pep Guardiola nuk ka dyshime dhe është në anën e Manchester City, pa llogaritur asgjë. Klubi anglez është në qendër të stuhisë, i akuzuar për qindra shkelje ekonomike të rregullave të Premier League. Por trajneri spanjoll ka vënë fytyrën, duke mbrojtur punëdhënësit e tij. Klubet e Premier League kërkojnë sanksione shembullore, nga rënia deri te përjashtimi nga kampionatet. Por Guardiola kundërsulmoi në konferencën për shtyp: “Ne jemi dënuar tashmë nga UEFA për këto gjëra. E tani jemi përsëri të akuzuar. Manchester City e ka treguar pafajësinë e tij. E tani klubet e Premier po na sulmojnë pa na lënë mundësinë të mbrohemi”.

Midis sponsorizimeve të fryra dhe shkeljeve të tjera të rregulloreve, Manchester City ka më shumë se 100 çështje për të zgjidhur. Klubet e Premier League, në mënyrë kompakte, kërkojnë ndëshkime shembullore nëse konfirmohen shkeljet. “Ju e dini se në cilën anë jam. Ne jetojmë në një vend ku prezumimi i pafajësisë është i garantuar derisa të vërtetohet e kundërta. Por kjo nuk vlen për City, që tani është i dënuar. Nuk e di se çfarë do të ndodhë – vazhdoi Guardiola -, por ne mund të mbrohemi. Nëse nuk jemi të pafajshëm, do ta pranojmë vendimin e gjykatësit. Por nëse po, kush do të na dëmshpërblejë për të gjitha këto?”.

E ARDHMJA E TEKNIKUT NË ETIHAD

Pep Guardiola as nuk u fsheh dhe as luajti në mbrojtje, përkundrazi, trajneri i Citizens doli në sulm: “Nuk është fjala për të pasur miq apo armiq, por për palë të interesuara. Këto janë të njëjtat akuza të bëra nga UEFA për të cilat klubi është treguar i pafajshëm. Duan të na rrëzojnë kush e di se ku…”. Duke folur për këtë rrezik, trajneri konfirmoi: “Ne kemi qenë tashmë në ligat e ulëta dhe nëse na dërgojnë atje do të kthehemi përsëri. Premier League nuk mund të vendosë asgjë, ne do të bëjmë atë që bëmë me UEFA”.

Lexo më tej: Manchester City nën hetim, Guardiola kishte paralajmëruar: “Nëse zbuloj që më gënjejnë, iki ditën tjetër”

Katalanasi është edhe më i vendosur për të ardhmen e tij: “Unë nuk lëviz nga këtu, ju siguroj. Tani dua të qëndroj më shumë se kurrë. Jemi vetëm, kundër 19 skuadrave që nuk do të na ndihmojnë. Ne do të mbrojmë veten”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *