• |
ide | kryesore

Emre Can zbulon stilin ‘e pamëshirshëm’ të Klopp: “Nëse nuk vrapoje, përfundoje në tribunë”

-Instant, Sport
Emre Can



Emre Can, mesfushori aktualisht te Borussia Dortmund, ka dhënë një intervistë për The Athletic. Gjermani ka rikthyer disa faza të karrierës së tij në vëmendje. Emre Can është fokusuar veçanërisht në periudhën që kaloi me Jurgen Klopp si trajner te Liverpool.

“Kur i rimendoj ato momente, them gjithmonë se më kujtohet sa shumë kemi vrapuar”, nisi Emre Can. Mesfushori, i aftë të luajë edhe si mbrojtës, iu referua kërkesave të trajnerit në stërvitje dhe në ndeshje. “Shkonim lart e poshtë gjatë gjithë ditës. Në fillim cilësia nuk ishte shumë e lartë, por në dy sezonet e fundit kemi pasur një ekip vërtet të fortë. Që gjithashtu e kuptoi rëndësinë e punës së palodhur”.

Lexo më tej: Video/ Pearce kishte shkruar keq për Liverpool, Klopp e kthen personale: refuzon live t’i përgjigjet gazetarit

“Kushdo që nuk e kuptonte këtë nevojë për të punuar “zgjohej” menjëherë. Nuk kishe zgjidhje tjetër me Klopp. Ai ishte shumë kërkues. Nëse nuk arrije në topin e dytë, ai do të bërtiste. E herën tjetër bëje gjithçka për të arritur atje shumë shpejt (qesh, red.). Nëse nuk do të vrapoje gjithë ditën, do të ishe në stol ose në tribunë, aq shpejt sa nuk thuhet”, përfundoi Emre Can.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *