• |
ide | kryesore

Policia e Kosovës aksion “blic” në Mitrovicën e Veriut

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Kosovës ditën e sotme ka ndërmarrë një operacion antidrogë në veri të Mitrovicës. Lajmi konfirmohet nga Policia, e cila deri tani nuk jep detaje rreth aksionit. Në veri të Mitrovicës Kosova e ka pasur të vështirë të shtrijë fuqinë e ligjit, por megjithatë, goditja e grupeve kriminale ka qenë fokus i tyre.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në vazhdën e luftës për parandalimin dhe luftimin e rasteve të abuzimit me substanca narkotike, pas hetimeve intensive sot më 12.02.2023, në rajonin e Mitrovicës veri, është duke realizuar një operacion policor antidrogë, me mbështetjen edhe të njësive tjera relevante policore”, thuhet në njoftim.

Në fushën e parandalimit, hetimit dhe zbulimit të trafikimit të narkotikëve edhe gjatë vitit të kaluar Policia ka ndërmarrë disa operacione të suksesshme policore ku janë konfiskuar sasi të ndryshme të lëndëve narkotike.

“Lidhur me rezultatet apo detajet e këtij operacioni të antidrogës do të njoftoheni me kohë pas pranimit të raporteve apo informatave nga njësitet në teren”, thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *