• |
ide | kryesore

Washington Post zbulon pse fshihet Rama

-Instant, 2, Arkiva, Ide
andi bushati



Ndërkohë që opozita dhe opinioni publik po kërkojnë me ngulm shpjegime shteruese nga kryeministri për lidhjen e tij me ish zyrtarin e arrestuar të FBI, “The Washington Post” ka publikuar, këtë të hënë, shkrimin më të ashpër për marrëdhënien okulte mes tyre. 

Sipas të përditshmes së famshme amerikane, McGonigal ka qenë i zhytur deri në fyt në një pakt sekret me Ramën. Përpos këtij konstatimi, gazeta vazhdon se Charles McGonigal, ka marrë para për të çuar përpara interesat e kryeministrit shqiptar.

Lexo me tej:

Detajet/ Washington Post: McGonigal i zhytur deri në fyt në pakt sekret me Ramën 

Pra, sa më shumë ditë kalojnë, aq më i qartë bëhet ky skandal: shefi i qeverisë e ka përdorur agjentin e korruptuar të FBI për luftën e brendëshme, që ka pasur si qëllim asgjesimin e rivalëve politikë. Këtu nuk ka më dyshime. Sado që Edi Rama dhe boritë e tij të propagandës të vazhdojnë të thonë se emri i kryeministrit përmendet pa shkak, plot 14 herë në aktakuzë, nga Tirana deri në New York e Washington, mediat e pavarura dëshmojnë të kundërtën. 

“New York Times” e thoshte fjalë për fjalë se “McGonigal ndërmori hapa në dobi të këtij politikani”. CNN fliste për një “marrëdhënie të fshehtë”, ndërsa, së fundi, Washington Post e përshkruan ish agjentin si të përfshirë deri në fyt në paktin sekret me Ramën. 

Por, përpos këtij konfirmimi, shkrimi i kësaj të hëne ka edhe një detaj interesant, që më shumë sesa për të shkuarën e raportit Rama- McGonigal, hedh dritë për sjelljen aktuale të kryeministrit dhe për hezitimin e tij për t’u përballur publikisht me akuzat.    

Shumëkujt i ka bërë përshtypje fshehja e Ramës ndaj interpelancës dhe mocionit për debat që kërkoi opozita në Kuvend. Publikut i ka lënë gjithashtu një shije të keqe shfaqja e tij në intervista të negociuara, ku pothuajse nuk tha asnjë detaj më shumë. 

Këtë gjë ka bërë edhe me gazetën e madhe amerikane. Rama, që nuk lë rast pa nxjerrë kokën në dritaret e mediave të famshme botërore, ai që është i gatshëm të përveshë llërët në polemika dhe të bëjë lajm nga Londra, në Washington e deri në Athinë, herë duke goditur ministren e Brendëshme britanike, Suela Braverman, herë duke e quajtur Donald Trumpin “Turpi i njerëzimit” e herë duke u treguar grekëve se Akropolin e shpëtuan shqiptarët,  i është shmangur pyetjeve të Washington Post. Madje është interesante se, kur gazeta ka kërkuar të citojë versionin e qeverisë, këtë gjë nuk e ka bërë as i zakonshmi Endri Fuga. Po të lexohet shkrimi, disa sqarime të thjeshta i jep Manjola Hasa. 

Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në 

Pra, Edi Rama jo vëtëm që i është shmangur implikimit personal, por ai ia ka ndaluar edhe drejtorit të tij të komunikimit, që i përgjigjet përherë mediave të huaja, ta bëjë këtë. 

A mos nga frika se edhe Fuga që e shoqëron pothuajse gjithmonë Ramën, mund të përdoret nesër si dëshmitar? A ka të bëjë kjo me një strategji të këshilluar nga avokatët, se kryeministri duhet të flasë sa më pak për këtë çështje?

Apo e gjitha përbën një plan të përcaktuar komunikimi, për të thënë sa më pak për sa kohë askush nuk e di se ç’ka në dosjet e prokurorëve amerikanë?

Të gjitha këto pyetje janë të ligjshme të shtrohen sot, kur magjistari i marrëdhënieve me gazetarët e huaj, po iu shmanget atyre, madje ashtu sikurse na tregoi Washington Post, i ka mbyllur gojën edhe zëdhënësit të vet zyrtar.

Ky detaj që nxori si padashje gazeta amerikane, na dëshmon se sa të kota janë përpjekjet e opozitës për të bërë interpelanca ku del të përgjigjet Elisa, mocione për debat, që anullohen sepse gjoja i kërkon non grata, apo komisione hetimore që hidhen poshtë pa arsye. E vërteta është e thjeshtë: Rama nuk do të flasë për shqiptarët, sepse ende nuk di se ç’mund të kenë kundër tij amerikanët.  

©Lapsi.al



39 Comments

  1. A Bushat po e di e gjithe Koreja e Veriut dhe Jemeni qe Washington Post eshte kazan i kallajisur keq.
    Ne i degjojme lajmet vetem te ABC news-i i Fushpumit!

    (…..se harrova…… Ju shkerdhefsha robte o bolshevike te daje Spiros!)

    1. ABC news eshte shnderruar ne nje ERTV propagande dhe mashtrimi. TURP per ata gazetare qe kerkojne te mbulojne duelling me shoshe.

      1. Nuk e di nëse e ka Washington Post videon ku dymetroshi në vënd të shkojë në parlament e të dëshmojë për maskarallëqet që ka bërë me McGonigald, bën në një studio poçe prej balte si Koçi i teta Ollgës.
        Nëse nuk e ke parë këtë video, shikoje që të kuptosh se ku fshihet poçari

    2. Eh mer and koqja. Ngele duke shpikur fakte qe as vete gjykata si ka 😝. Mole mbete ter jeten. Vazhdo gerrmi vazhdo si i mut te madh do gjesh po he

    3. Kam qënë për shumë kohë i bindur që gjithologët e programeve pafund me temat politike të ditës kanë krijuar një platformë ku problemet reale të njerëzve shfryhen në një masturbim virtual. Njëlloj si facebooku që shërben si zevëndësim i zbehtë i marrëdhënieve mes njerëzve, gjithashtu këto emisione, që janë pa fund në Shqipëri, transformojnë aksionin real politik në një kopje impotente digjitale. Kanë kaluar 33 vite nga ndryshimi i sistemeve nga ai monist ne pluralist. Ndoshta është koha për një përmbysje të re ku të gjithë kasta politike duhet hedhur në kosh të plehrave dhe një kontratë e re mes drejtuesve dhe popullit duhet vendosur. Duhet të kemi më shumë forcë si shqiptarët e thjeshtë dhe ta përfundojmë varësinë te liderit e pagabueshëm. Na duhet një kontratë e re në këtë Shqipërinë tonë të vogël.

      1. Idiot!
        Edhe unë në 1990 nuk doja të ishte as Berisha as Nano as…. as…. Do ti importojmë?!

        Nuk ecet me sikur apo me ide idiote idetë që mund të kemi për se si duhej të ishin politikanët janë dëshira të njerëzve impotentë dhe që ëndërojnë, por nuk veprojnë.

    4. Oo Namuti!
      Akoma nuk e ke varur veten o Namut?
      Po të thashë më 26 prill 2021. Var veten se ditë të zeza do të të shohin sytë!
      Kur një i ftuar në studio tha se protestat do të vazhdojnë deri sa Edi Rama të largohet, gazetari e pyeti:
      – Sa vjeç jeni ju sot?
      – 31, tha i fuari.
      – Epo, atëhere ju do të jeni 51 vjeç, talli trapin gazetari.
      Mirëpo këtë e konfirmoi edhe Nul Moka. Edhe ai tha se protestat do të vazhdojnë edhe 10 apo 20 vjet.
      Kështu Namut, të leverdis ma mirë të varësh veten.

  2. Do veje ne pidh te Anetes ,ky barbon thonjpaprere, patetik, intrigant i pashembullt ,injorant deri ne dhimbje ne cdo ceshtje pervec intrigave , rrahes kronik femrash dhe spurdhjak para te forteve te lagjes !
    Nuk ka llogjike tjeter, ka 2 dekada e kusur qe hapet bythesh, stervjedh ne menyre te mahnitshme pa ja bere qerpiku terr , ka du dekada e gjysem qe “luan bixhoz” me fatin e tij duke provuar te beje gjera te paimagjinueshme per nje llogjike normale !

  3. Bushat ke thene nje te vertete qe e perdorin mafiozet te stilit amerikan ne vitet 1929.

    Pergjigju per Amendamentin e 5 dhe mbyll gojen.

    Po eshte shume vone per Edvin se kane folur te tjere per te.

    Laku po shtrengohet.

  4. Fundin, ky eshte ditur me kohe qe do e kete shume te hidhur!
    Do t’a mbulojne me bajga , ndersa kur te vdese, varrin kane per tja pshurre gjithe qente e Shqiperise!

    1. Eshte aq i paskrupullt saqe guxon luan edhe me interesat dhe fatet e Shqiperise&Kosoves, shet cdo gje pa te keq a thua se eshte ndonje I droguar lagjeje qe mund te vjedhe edhe pensionin e mamase.
      Ky tip eshte llumi i gjithe llumrave !

  5. Skandali McGonigal eshte fundi i marrezise se nje te marri qe u be kryeminister per te marrosur nje komb te tere .

    1. nuk eshte i marre.eshte psikopat me kartel,qe fshihet nga rakacolli.kur te vij momenti i gjykimit do te thoje qe une me kartel jam,faji eshte i juaji qe me votonit.

  6. Ku eshte palloshi? Pse nuk shkon ne parlament ? Apo po ja ndjen bytha lageshtiren ?
    Janr tiktaket e fundit oj kurve e gjate , eshte fundi yt i turpshem o te qifsha rracen o antishqiptar .

  7. dokumentin e negociatave që ka kryer Sali Berisha në kohën kur ishte kryeministër dhe Ilir Meta ne koalicion me PD, me mnister te Ekonomise Edmond Haxhinasto me Rusinë për hidrocentralet në 2012. Letra është dërguar ambasadori rus, Abramov. Në letër thuhet se Kjo marrëveshje u arrit pas negociatave që ka kryer Sali Berisha me Presidentin e kompanisë “RusHydro”. Berisha në 2012 ka kryer negociata me rusët për HEC-in e Skavicës dhe në lumin e Vjosës e për këtë arsye Abramov i ka dërguar një letër falenderuese qeverisë.Milionat e sapiunit salih metaj po vershojne neper gazetat e amerikes,njelloj si me dashnoren e agjentit ne tv e bashkim ulajt mikut te familjes berisha

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      ha mut ha o idiot, po të paktën kopjoje tamam, jo gjysma-gyjsma

  8. Kerkohet Edi Rama , kush e dine ku eshte te lajmeroje policine .
    Palloshshshshshshshs……………………. ku je futur ?

  9. Shpellarios Laluciotis
    13/02/2023 te 19:40
    Po ku je moj Yuri Kim
    Se na’i thave syte,
    As ma rruan k’te Edvinin tim
    Nga rrenja deri tek kryet!

    Oh sa mire moj e uruar
    Qe bithen ma s’po na e can,
    Shume ate ‘mikun’ e ke kruar
    S’ke lan Edvin pa i’a dhene!

    Pale.,epo s’je edhe aq e re
    E gabimet bahen zakonisht n’rini,
    Vone e kuptove se s’je n’Kore
    Mbaje n ‘mend,k’tu asht SHQIPNI!

    1. O kari, beketi po i merr leket nje me nje. Ky evgjiti ja mori spiros apo kristaqit dhe po ja jep beketit? Si mendon o truqirjes?

  10. I njejti lajm qe thurret e sterthuret ne skenare te ndryshem si ti volise secilit. Vk dmth. Ika se filloi bigu

  11. Por siç duket nga video, ai është shytyruar keqazi, ndërsa flet për orgji.

    E ka pas zakon të vjetër këtë në fakt, pasi edhe kur ka qenë në Viçidal, është akuzuar se përgjonte familjarët e vet në momente intime.

  12. Me duket se Rama ka mare avokatin e Berishes ne Paris per tu mbrojtur nga Saliu ne Tirane.
    Kur mos dil para turmes se nuk ka koke dhe trup.
    2 1 janari eshte shembulli mei mire i turmes.

  13. Cili shqiptar është “terrorizuar” deri tani ngaqë dikush, i quajtur “patronazhist”, i paska mësuar emrin e mbiemrin, vendbanimin, vendin e punës etj. (a thua se këto janë sekrete) dhe i paska kërkuar të votojë për një parti të caktuar?! Shkoni në Perëndim dhe do të shihni se si, përpara zgjedhjeve, do ju vijnë tek dera dhjetëra “patronazhistë” për t’ju bindur për cilin të votoni, apo sa telefonata do të merrni duke ju pyetur për kë do të votoni, a mund ta llogarisim votën tuaj etj.

  14. Gripi…fotomontazhe ne Boge…video memece duke ngjitur poce balte….
    Kerto nuk mbulojne dot ate qe kushdo e sheh qarte – Edi Rama ka prere goje e kafshuar gjuhe!
    Me sakte – Ja kane qepur gojen qe mos leshoje ngonje Bajge qe do ti duhet tas gelltise, si ajo shprehja kur arrestojne ne Amerike “…gjithcka qe do thuash do te kthehet kunder ne gjygj…”
    Edi Rama gjithmone eshte fshehur para protestave, por ka ciceruar neper ekrane.
    Nga nisja e hetimit atij FBI-stit McGonigal Rames ja kane ndaluar daljet para asnje kamere a mikrofoni. Duket se ne qenefin Endri Fuga kete e shohin si te vetmen zgjidhje per momentin duke pritur me syte nga atje ku emri i Edi Rames permendet ne hetimin e McGonigal.

  15. PD është krijuar si një forcë politike e qendrës së djathtë dhe sillet si një parti e majtë. Gjithë leksiku dhe retorika politike janë majtiste, dhe për ta betonuar këtë pozicion denatyral ka dalë tani teza e revolucionit që është mekanizmi i shpikur nga e majta dhe ka në substancë përmbysjen e sistemeve ose pushteteve me forcë e dhunë. Ndërkohë PD u krijua si një forcë politike e djathtë, parti që do të kishte në themelin dhe filozofinë e saj vetëm votën e lirë, por votën e manipulon edhe kur zhvillon zgjedhje brenda strukturave të saj.

  16. në letër renditen hapat e kryer mes shtetit rus dhe qeverisë shqiptare, të përfaqësuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. E shkruara ‘zezë mbi të bardhë’, zbulon se Sali Berisha- si kryeministër- është takuar po atë vit, 2012, me presidentin e kompanisë shtetërore ruse të energjisë “Rus Hydro”, Evgeniy Dod, me të cilën ka rënë dakord që Rusia të ndërtojë Skavicën dhe një seri tjetër hidrocentralesh në Shqipëri. Kompania ‘RusHydro’ e kontrolluar nga shteti rus në një takim të mëparshëm kishte marrë dakordësinë e kryeministrit Berisha për të hyrë në tregun shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *