• |
ide | kryesore

Detajet/ Washington Post: McGonigal i zhytur deri në fyt në pakt sekret me Ramën

-Instant, Arkiva, Kryesore
the washington post rama mc gonigal



Sa më shumë ditë kalojnë, aq me tepër gazetat më prestigjoze të globit po e rëndojnë gjuhën për lidhjen mes kryeministrit Edi Rama dhe agjentit të akuzuar të FBI, Charles McGonigal. Këtë të hënë ka qenë e përditshmja e famshme “The Washington Post”, e cila ka bërë një shkrim të gjatë me një grup autorësh, ky kryesorët janë gazetarët Shane Harris, Rosalind S. Helderman dhe Catherine Belton. Artikulli që zbret deri në detaje të aferës McGonigal, i kushton një pjesë të madhe edhe lidhjeve të tij shqiptare.

LEXO ME TEJ:

Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në 

Ai është në të njëjtën linjë të artikullit që publikoi pak ditë më parë New York Times, por ndryshe nga ai, ka nota më të errëta në përshkrimin e marrëdhënies së Edi Ramës dhe ish zyrtarit të FBI-së. “Charles McGonigal, ka marrë para për të çuar përpara interesat e kryeministrit shqiptar“, shkruan gazeta. Ajo vazhdon: “McGonigal ishte i zhytur deri në fyt në marrëveshje sekrete me kryeministrin e Shqipërisë“.

Paragraf nga shkrimi:

“Angazhimi i McGonigal në Shqipëri mendohet se filloi kur ai punonte ende për FBI-në, çka përbën shqetësim për ish-kolegët e tij. Prokurorët pretendojnë se deri në gusht 2017, McGonigal ishte lidhur me një person nga Nju Xhersi, i cili kishte lindur në Shqipëri dhe disa dekada më parë kishte punuar për inteligjencën shqiptare.

Aktakuza nuk e përmend emrin e këtij personi, por përshkrimi përputhet me Agron Nezën, për të cilin të dhënat e kompanive shqiptare tregojnë se hyri në biznes me McGonigal në vitin 2019, pasi McGonigal u largua nga FBI”, shkruan gazeta.

“Emri i Nezës, së bashku me të tjerë, u përfshi në një fletë-thirrje të jurisë së madhe të nëntorit 2021, të publikuar nga Business Insider në shtator dhe të konfirmuar nga ‘ëashington Post’ nga një person që ka njohuri për hetimin.

McGonigal i kërkoi Nezës para- dhe Neza pranoi, duke i premtuar se do t i’a paguante pak nga pak, sipas aktakuzës. Më pas, të dy burrat udhëtuan së bashku drejt Shqipërisë në shtator të vitit 2017, ku u takuan me kryeministrin Edi Rama.

McGonigal, i cili ishte duke punuar për FBI-në në atë kohë, i dhuroi kryeministrit simbole të FBI-së dhe e paralajmëroi atë kundër dhënies së licencave fitimprurëse për kompanitë ruse të naftës.

Ndërsa McGonigal dukej se po vepronte si oficer kundërzbulimi kundër ndikimit rus, prokurorët pretendojnë se në fakt, Neza dhe një tjetër shqiptar që punonte me McGonigal, i identifikuar nga prokurorët si një këshilltar informal i Ramës, kishin interesa financiare në fushat e naftës,” thekson gazeta e madhe amerikane.

New York Times: Si i shiti McGonigal shërbimet e tij në Shqipëri! 

Pasi shpjegon me detaje, tashmë të stërnjohura për publikun shqiptar, se si i kërkoi dhe si i mori ish zyrtari i FBI-së 225 mijë dollarët nga Agron Neza, pasi të dy takuan Edi Ramën në Tiranë, pasi precizon se si i mori ato, The Washington Post jep një tjetër detaj interesant. Në intervistën e saj për Euronews, Allison Guerreiro, ish e dashura e McGonigal, pohoi se ish zyrtari i FBI-së kishte ngrënë darkë me Ramën në një restorant luksoz në New York. Investigimi i The Washington Post përcakton datën dhe pjesmarrësit e panjohur të kësaj darke.

Paragraf nga shkrimi:

“Para se të tërhiqej nga FBI në vitin 2018, akuza pretendon se McGonigal dhe Neza u takuan vazhdimisht me Ramën në SHBA dhe Shqipëri, përfshi një herë për darkë në Uashington në mars 2018, kur atyre iu bashkua një ish-agjent i FBI-së, i cili nuk është identifikuar”.

Natyrisht në artikullin e The Washington Post zë një vend të rëndësishëm edhe përdorimi i ish agjentit nga kryeministri shqiptar për të goditur opozitën në këtë vend. Gazeta e thotë troç: “McGonigal akuzohet se ka marrë para për të çuar përpara interesat e Ramës“. Pra edhe e përditshmja amerikane bën të njëjtin vlerësim që bëri më parë homologia e saj njujorkeze e që kanë bërë edhe mediat shqiptare se Rama e përdori ish agjentin për të fabrikuar një fabul kundër PD-së.

Paragraf nga shkrimi:

McGonigal akuzohet se ka marrë para për të çuar përpara interesat e Ramës, ndërkohë që disa analistë po ngrinin shqetësimet për interesa ruse që po përpiqeshin të influenconin kundërshtarët e kryeministrit.

Sipas aktakuzës, McGonigal inkurajoi FBI-në që të hapte një hetim penal në vitin 2018 për një lobist amerikan që vepronte në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, opozita kryesore e Partisë Socialiste të Ramës.

Një pjesë e informacioneve kundër lobistit, thanë prokurorët, kanë ardhur nga Neza dhe e kanë origjinën në zyrën e Ramës.

Individi nuk përmendet në aktakuzë, por duket se përputhet me lobistin dhe ish-punonjësin republikan të Kapitolit, Nick Muzin, që u vu nën vëzhgim në të njëjtën periudhë pas një artikulli të marsit 2018 në “Mother Jones”, ku ngriheshin pikëpyetje nëse tarifat e tij të këshillit mund të ishin paguar nga një kompani me interesa ruse, duke nxitur një hetim në Shqipëri. Për këtë rast, nuk u ngrit asnjë akuzë.

Në një email, Muzin tha: “Nuk kam asnjë arsye të besoj se kam qenë viktimë e këtij hetimi të rremë. Por nëse do të isha, kjo është për të ardhur keq dhe shpresoj se drejtësia do të vihet në vend”.

Alfred Lela, një zëdhënës i Partisë Demokratike të Shqipërisë, e quajti pretendimin se McGonigal inkurajoi FBI-në të hapte një hetim penal ndaj një shtetasi amerikan, i cili po vepronte si lobist për partinë e Lelës, ‘një nga zbulimet më brutale’.

“Ju keni FBI-në, një degë të nderuar të zbatimit të ligjit në SHBA, të përdorur për të kryer veprime të pista të politikës shqiptare,” tha ai, duke shtuar se partia nuk është kontaktuar nga FBI për këtë akuzë”.

ANDI BUSHATI: Pesë rrëfime që rrëzoi skandali McGonigal 

Interesant është të shikohet edhe reagimi që ka bërë qeveria shqiptare për të mohuar akuzat. Gazetës nuk i është përgjigjur vetë Edi Rama. madje as ai që bën zakonisht njeriun e tij të propagandës, Endri Fuga, por një zyrtare thuajse e panjohur me emrin Manjola Hasa. Duke qartë që një avokat i zoti i ka thënë kryeministrit të ekspozohet sa më pak me shpjegime…

Paragraf nga shkrimi:

“Një zëdhënëse e kryeministrit Edi Rama ka konfirmuar se ai është takuar disa herë më McGonigal. Gazeta shkruan se kjo histori korrupsioni e komplikon edhe narrativën e thjeshtë të dosjes ruse.

“Në një deklaratë, Manjola Hasa, një zëdhënëse e Ramës, tha se kryeministri u takua me McGonigal disa herë, por u prezantua me Nezën nga McGonigal dhe nuk kishte njohuri për marrdhëniet mes dy personave. “Sa i përket akuzave në aktakuzën e zotit McGonigal, ato nuk kanë asnjë lidhje me kryeministrin shqiptar apo ndonjë zyrtar shqiptar,” tha Hasa.

Shkrimi, i cili bën pasqyrën më të mirë të pjesës korruptive shqiptare dhe që i ka hyrë më thellë deri tani pistës Edi Rama, prek edhe efektin që një ngjarje e këtyre përmasave ka mbi reformën në drejtësi. Ajo e etiketon Shqipërinë si një shtet të “rrënuar nga korrupsioni endemik dhe krimi i organizuar“.

Paragraf nga shkrimi:

Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, është rrënuar nga korrupsioni endemik dhe krimi i organizuar, dhe zyrtarët amerikanë kanë inkurajuar reforma në sistemin gjyqësor për ta bërë ligjin penal të vendit më të ndershëm dhe më të drejtë.

Si rezultat, diplomatë të nivelit të lartë amerikanë dhe zyrtarë të sigurisë bëjnë udhëtime të shpeshta në Shqipëri, thotë Jasmin Mujanoviç, një ekspert i politikës ballkanike, duke treguar se ndërveprimet e McGonigal me kryeministrin do të ishin parë në vend si rutinë dhe jo befasuese.

Por, tha Mujanoviç, akuza se McGonigal po merrte para nga një aleat i Ramës, ndërsa takohej me kryeministrin dhe potencialisht po vepronte për të ndihmuar në avancimin e interesave të biznesit të njerëzve që e paguanin atë, mund të pengojë seriozisht përpjekjet e reformës së udhëhequr nga SHBA në Shqipëri.

“Ajo që shpesh ka qenë zhgënjyese për njerëzit në rajon është se, shpesh, kur shfaqen këta zyrtarë të lartë perëndimorë, në vend që të përdorin pozicionet e tyre për të ngritur lart luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duket sikur zbresin në nivelin tonë dhe bëhen pjesë e lojës”.

Lapsi.al bazuar në artikullin e gjatë të “The Washington Post”



31 Comments

  1. Pervec McGonigal i ka dhene ca zarfe dhe Jorgo Palikarisit qe te lehi si kone neper portale te na caje karin.

    Jorgon e ka shkelur kali kur ka qene i vogel

    1. Protestat do të vazhdojnë deri në rrëzimin e Ramës, tha një anëtar i FRPD, në një intervistë televizive.
      Sa vjeç jeni, e pyeti gazetari.
      31, u përgjigj ai.
      Atëherë ti do të jesh 51 vjeç.
      Këtë gjë më vonë e konfirmoi edhe Nul Moka. Kur tha se protestat do të vazhdojnë edhe 10 apo 20 vjet rresht.

    2. Kurse ti i paemer ketu larte paske gjak Berishian. Pyete njeher tet eme mos te ka zene me Sali Berishen kur ka qene e re

    3. Une e kame Washington Post ne dore ne kete çaste dhe nuk shohe asgje te shkruhet per McGonigal. Ju lengaraqet e lapsit jepni lajme fake ne favor te bosit tuaj non grata por dijeni se askush nuk ju besone

    1. Rama e ka fut doren dhe shpatullen eshte perlyer keq. Nuk ka te ardhme me ramen.
      Ketu del ne pah edhe ca plehre paska qene zoti llulli ,aka brav-basha. Pu ca niveli ordiner

      Rama sic duket paska marre green csrd per ne burgjet federale amerikane.

      Sorros e paska leshu nga duret. Mediat liberale e kan dhon sinjalin. Dhe shanset jane qe nuk e mbyll vitin. Zullumet keputen kur trashen

    2. Kur populli i tërë marroset pas një të marri , e ka fajin vetë populli që degradon në marrëzinë e një të marrosuri, mbasi kartela e psikopatis për këtë të marrosur, nuk doli kur populli u marros pas këtij të marrosuri , por që kur i marrosuri u mbyll në spitalin për të çmendur , ku edhe të lidhin pas krevatit për agresivitet e keqbërje .

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      o jorgo, te ne 3 ditë zgjat, po ç’ti bëjmë amerikanve, që nuk të shqiten?!!!!

  2. Juria e madhe amerikane dhe FBI po te kene byth te analizojne edhe punen e Lu e Kim si dhe te Eskobar dhe atij qe ka qene perpara tij te gjithe jane paguar dallohen nga qendrimet e tyre skandaloze, nga Lu qe droge nuk ka ne Shqiperi tek Kim qe mbeshtet koken ne kraharorin e KM dhe grisi marreveshjen e 5 qershorit deri tek sulmet paprincip ndaj Berishes.

    Nga kjo histori nje gje doli e vertete qe keta qe vijne ne Shqiperi vijne per te marre ryshfet dhe se Berisha pati te drejte, nuk ka asnje prove per te.

    1. Ne amerik Nuk merret njeri me drogen she mungesen e gjykatave ne shqiperi.
      Nuk eshte amerika e moralit te themi para viteve 1990 por e skandalit . Te kuptohemi gjithnje ka patur skandale ne amerike por pas fitimit te luftes se ftohte problemi I tyre eshte si te bejne para dhe me ke tu qihen grate ne darke. Edhe mcgonical eshte rrjedhoje e picked se alisonit. Qe I duhet ti falemi se na beri nje nder te madh, na dha provat per ate qe dihej me kohe qe Rama ka korruptuar me valixhe me para amerikanet per te shkaterruar opoziten. Tani provat jane.

      Berisha eshte usta i vjeter nuk merkt me lu e kimra e pesha te vogla, berisha ka akses ma nalt tek Bush klinton bush i ri, obama. Eshte nivel tjeter doktori nuk eshte nusja e bilalit.

      Te fala fuges se ka fillu po dhjet nga goja

  3. Lajmi po i jep forme asaj qe ka ndodhur ne te vertete ne marredhenien mes Rames dhe Ish agjentit te FBI-se , McGonigall. Le te flase Rama po mundi e ta kundershtoje, dhe po te jene zte paverteta lajmet e publikuara, te padise gazeten NYP.. Gjasat jane te vogla ta beje kete sepse faktet jane te pakundershtueshme.
    Petat e lakrorit jane hapur…. shijojini te gjitha nje e nga nje….
    Prof Plasari e ka thene se “Rama nuk do te perfundoje mire” …
    Te pakten te kthehet reputacioni i vendit..

  4. Pjesa më e madhe e shqiptarëve e quajtu justifikim dhe deri çmenduri kur Berisha tha që rama me soros më kanë shpallur nongrata pa asnjë provë tani doli që qenka e vertetë kjo,e verteta vonon por nuk harron.si ka mundësi që Edi korrupsjoni nuk jep dorëheqjen,nuk shkon në parlament seose nuk ka çfar gënjen më sepse akuzat ja bën amerika jo opozita

  5. Cfare te ben FBI nuk ta ben edhe perendia ishte e bukur kjo parrulle.

    Cfare te ben paraja nuk ta ben amerikani se hasi ne gozhden Berisha.

  6. Dikur isha pak skeptik ndaj ato që Berisha thoshte për nongradën.Mendoja që mos ndoshta diku e kishin molepsur bashkëpuntorë të tij.Por duke parë sjelljen e Bashës dhe dhe aksionin e foltoreve e tij dyshimi filloi të zvenitet.Dhe tani çdo gjë i vërtetu jo vetëm që Berisha s’ka bërë asgjë në kundërshtim me vlerat e tij por që dhe Amerika e majtë qenka me të vërtetë e korruptuar!!!

  7. dokumentin e negociatave që ka kryer Sali Berisha në kohën kur ishte kryeministër dhe Ilir Meta ne koalicion me PD, me mnister te Ekonomise Edmond Haxhinasto me Rusinë për hidrocentralet në 2012. Letra është dërguar ambasadori rus, Abramov. Në letër thuhet se Kjo marrëveshje u arrit pas negociatave që ka kryer Sali Berisha me Presidentin e kompanisë “RusHydro”. Berisha në 2012 ka kryer negociata me rusët për HEC-in e Skavicës dhe në lumin e Vjosës e për këtë arsye Abramov i ka dërguar një letër falenderuese qeverisë.

  8. Ma nje gja do te jete e sigurte qe sdo vonoje dhe do te jene vete Americanet te kerkojne doreheqjen e rames prandaj mos u lodhni se do ike si cecua

  9. Po ku je moj Yuri Kim
    Se na’i thave syte,
    As ma rruan k’te Edvinin tim
    Nga rrenja deri tek kryet!

    Oh sa mire moj e uruar
    Qe bithen ma s’po na e can,
    Shume ate ‘mikun’ e ke kruar
    S’ke lan Edvin pa i’a dhene!

    Pale.,epo s’je edhe aq e re
    E gabimet bahen zakonisht n’rini,
    Vone e kuptove se s’je n’Kore
    Mbaje n ‘mend,k’tu asht SHQIPNI!

    1. Do ndonjë zotësi të korruptosh të korruptueshmit me miliardat e taksave të shqiptarëve?Jo, ka vetëm njerëz që s’u shkon as në mëndje t’a bëjnë një gjë të tillë(shtetarë),ka dhe copa muti që bëjnë sikur janë shtetarë.

  10. video seksi njofton berisha,
    mc gonigall me ministrevica,
    he per he po e shijon vete,
    pastaj e kalon per te trete,
    per oranet e drejtesise,
    pertej oqeanit, e brenda shtepise.
    Duket mire llacifaci,
    con ministret ne biseda shtrati,
    Me spiune te stervirur,
    makine seksi e babezitur,
    dreka darka ne restorante,
    femra te bukura neper shtrate,
    pare shume nga korrupsioni
    Ndaj shkoi puna kshu si shkoi.

    Peshkaqene te korrupsionit,
    vinin rrotull rreth ballkanit,
    me shantazhe edhe zhvatje,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *