• |
ide | kryesore

Einxhel Shkira flet për raportin me Beniada Nishanin

Paparazzi, Slider



Einxhel Shkira mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “Zemër Luana”. Gjatë sfidës  “Paintball”, Shkirës iu drejtua një pyetje për ish banoren e ‘Big Brother Vip 1″, Beniada Nishani.

“Cila është arsyeja që je zënë me Beniadën,-ishte pyetjaqë iu drejtua moderatores. “Ne nuk jemi zënë asnjëherë me Beniadën. Nuk ka pasur konflikte, sherre. Ka qenë një hatërmbetje nga ana ime dhe kemi folur para disa ditësh me njëra-tjetrën. Kemi folur dhe të them të vërtetën më mungon shumë dhe e vlerësoj për gjithçka që ka bërë për mua. Mendoj se gjithçka koha e shëron dhe kur shohim videot më njëra-tjetrën sa mirë kemi kaluar, ja vlen një shanc i dytë,”-u shpreh Einxhel.

Beniada nag ana tjetër ka rrëfyer më herët në një intervistë për “Wake Up” se është përpjekur disa herë që të ketë kontakte me prezantuesen por shtoi se nuk ka marrë një përgjigje. Më tej, ajo tha se mund të ketë bërë gabime por kur është pyetur për Einxhel nëpër intervista, ajo është treguar mjaft e kujdesshme me fjalët.

“Nuk mund të përfshij persona të tjerë, e kam kërkuar. Jam kujdesur gjithmonë në intervista me fjalët që flas e të mos lëndoj asnjë njëri. Mund të kem bërë gabime por kur më kanë pyetur për Einxhel kam qenë shumë e kujdesshme sepse gjërat duhet ti zgjidhim bashkë jo nëpër studio. Sot do i çoj një mesazh se është munduar të flasë nëpër kanale të ndryshme. Po ta shoh do të jem e para që do e përqafoj e do të flas. Nuk kam asnjë lloj ngarkese negative për të.”- u shpreh Nishani./Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *