• |
ide | kryesore

Ndërron jetë në punë 50-vjeçari në Portin e Durrësit, i ra infarkt dhe ra mbi ngrohëse

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 50-vjeçar, punonjës i portit të Durrësit, ka gjetur vdekjen gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e punës. Ngjarja ka ndodhur në terminalin e pasagjerëve të portit detar. Paraprakisht dyshohet se 50-vjeçari ka pësuar një infarkt dhe ka rënë mbi një ngrohëse elektrike. Për pasojë ai ka pësuar dhe djegie në pjesën e përparme te trupit nga rënia mbi ngrohësen elektrike.

Ai është gjetur nga kolegët, që kanë njoftuar autoritetet për ngjarjen. Ndërkohë do të jetë ekspertiza mjeko- ligjore që do të përcaktojë saktësisht shkakun e vdekjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *